Foto ilustruese

6 policët e komisionit të gjobave në Korçë që u pezulluan për shpërdorim detyre do hetohen nga SPAK

26 Qershor 2020, 17:18| Përditesimi: 26 Qershor 2020, 17:25

  • Share

6 policët e komisionit të gjobave do të hetohen nga SPAK, pasi u pezulluan nga detyra për abuzim me gjobat e makinave. Ishte Prokuroria e Korçës ajo që shpalli moskompetencën për hetimin e çështjes në fillim të javës duke e dërguar dosjen në SPAK.

Pas prokurorisë edhe Gjykata e Korçës shpalli sot moskompetencën për gjykimin e çështjes në ngarkim të efektivëve të policisë,të akuzuar për shpërdorim detyre.

Kujtojmë se më 19 qershor, shefi i qarkullimit të qarkut të Korçës, Ervin Dervishaj u pezullua nga detyra bashkë me 7 policë pasi u vënë nën hetim për abuzim me gjobat e makinave. Një hetim i nisur kohë më parë ka sjellë që gjykata të marrë këtë vendim si masë sigurimi gjatë kohës që ndodh hulumtimi për çështjen.

Komento

Komente

  • Tironci: 26/06/2020 23:12

    Ky komisioni eshte vetem per te vjedhur shefi madh! Pse nuk hiqet komisioni? Ne te gjth boten nuk ekziston komisioni,por vetem gjobat per shkeljet qe bon shoferi,pse nuk e kemi edhe ne si bota,por komisioni ka miliona para qe i marin shefat ketij populli fukara dhe te hequr keq edhe nga politika e mbrapesht e ketyre politikaneve per 30 vjet.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?