Kryebashkiaku Erion Veliaj

Politikë

6 qytetarë betohen për shtetësinë shqiptare, Veliaj: Kur bëhemi bashkë, bëjmë punë të mrekullueshme

9 Dhjetor 2024, 14:51| Përditesimi: 9 Dhjetor 2024, 14:59

  • Share

Gjashtë qytetarë janë betuar për marrjen e shtetësisë shqiptare në Bashkinë e Tiranës ditën e sotme.

Gjatë ceremonisë, kryebashkiaku Erion Veliaj tha se Shqipëria dhe Tirana po jetojnë ditët e tyre më të mira, duke shtuar kur shqiptarët bëhen bashkë, bëjnë punë të mrekullueshme.

“Sot ju bëheni pjesë e asaj që ne e quajmë ‘skuadra e Shqipërisë’, e një Shqipërie moderne, e cila është sot në ditët e saj më të mira. Është e vetmja herë që Shqipëria ka pasur kaq shumë turizëm, është e vetmja herë që Shqipëria ka pasur këtë reputacion në botë, që ka drejtuar OSBE-në dhe Këshillin e Sigurimit. Është e vetmja herë që Tirana ka qenë ‘Kryeqyteti Europian i Rinisë’, ‘Kryeqyteti Europian i Sportit’ dhe për pak ditë, në 2025 merr titullin ‘Kryeqyteti Mesdhetar i Kulturës dhe Dialogut’. Kjo do të thotë se kur ne shqiptarët bëhemi bashkë, mund të bëjmë punë të mrekullueshme. Kur ne merremi tërë kohën me njëri-tjetrin, duke i vëmë stërkëmbësha njëri-tjetrit, atëherë humbasim kohë shumë të çmuar”, tha ai. 

Veliaj nënvizoi se nga sot, ata që marrin pasaportën shqiptare, do të bëhen edhe pjesë e punëve të qytetit, pasi siç theksoi ai, një qytet i mirë pasurohet nga kontributi i secilit.

S.B/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Kusari: 09/12/2024 15:16

    Po o hajdut po ,njesoj si ti kur behesh bashke me vellain dhe gruan e beni pazare me leket e Shqiptarve.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Zgjedhjet e 11 majit, cila listë e kandidatëve iu bind më shumë?