Mund të jemi fillestarë në kuzhinë, por makaronat do të dalin edhe më të shijshme nëse ndjekim disa këshilla të shijshme :
1. Përdorim një tenxhere të madhe: makaronat kanë nevojë për shumë ujë dhe hapësirë që të ziejnë rehat.
2. Salcës i shtojmë pak nga uji në të cilin janë zier makaronat, për aromë shtesë dhe për ta trashur. Kështu mbajmë një filxhan dhe, kur i hedhim makaronat në salcë, shtojmë aq sa duhet për të marrë një rezultat kremoz.
3. Përdorim verën e duhur të cilësisë së mirë që kërkon receta (e pa hapur ditë më parë) për të shuar p.sh. mishin e grirë ose perimet në salcë, përndryshe do t'i prishet shija.
4. Gjithmonë duhet përdorur një vaj ulliri shumë cilësor sepse e përdorim jo vetëm për të mos u ngjitur, por edhe për t'i dhënë shije.
5. Ziejini makaronat 2 minuta më pak se koha e treguar në paketim: Ky është sekreti që ato të dalin al dente, pra të “mbahen” në dhëmb. Gjithashtu vazhdojnë të ziejnë edhe kur tigani është hequr nga zjarri, sidomos nëse i shtohen tiganit me salcën, që të mos i ziejmë në kohën e saktë.
6. Serbehen te ngrohta sapo te dalin nga tenxherja qe te mos bëjnë balte dhe te mos ngjisin! Prandaj fillimisht përgatisim salcën dhe zierjen e makaronave e lëmë për në fund.