Foto ilustruese

6 të arrestuar për kultivim droge në Tiranë, mes tyre një polic që dekonspiroi operacionet

5 Tetor 2020, 17:02| Përditesimi: 5 Tetor 2020, 17:04

  • Share

Gjashtë persona janë arrestuar nga policia e Tiranës në një operacion për goditjen e kultivimit të kanabisit në zonën e Zall Bastarit në Tiranë.

Sipas njoftimit të policisë, pas kontrollit të territorit dhe informacioneve vuri në pranga 6 persona, ndërsa 3 të tjerë janë shpallur në kërkim dhe një është proceduar penalisht në gjendje të lirë.

Policia ka ekzekutuar 4 masa sigurie të lëshuara nga Gjykata pranë Shkallës së Parë Tiranë.

Si rezultat i operacionit u ekzekutuan masat e sigurisë “Arrest në burg”, për 4 persona, konkretisht:

-Emri Demalia, punonjës policie (SPZ), i dyshuar për veprat penale “Shpërdorim i detyrës” dhe “Kultivim i bimëve narkotike”, kryer në bashkëpunim

 -Q. Xh., I. B., dhe  B. M., të dyshuar për veprat penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, kryer në bashkëpunim.

Si dhe u arrestuan në flagrancë A. B.,  dhe  A. B., të  dyshuar për veprat penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, kryer në bashkëpunim;

Gjithashtu, në vijim të operacionit u shpallën në kërkim tre persona S. H.,  D. H dhe  G. H., të  dyshuar për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, kryer në bashkëpunim.

Si edhe u procedua penalisht, për veprën penale “Përkrahje e autorit të krimit”, H. M., pasi ka ndihmuar për ikjen e njërit prej autorëve, gjatë kohës që forcat e Policisë po punonin për kapjen e tij.

Këta persona, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, në fshatin Mner i Sipërm, Njësia Administrative Zall Bastar, Tiranë, dyshohet se kanë kultivuar bimë narkotike të llojit cannabis sativa, të cilat janë asgjësuar në periudha të ndryshme nga Seksioni i Narkotikëve dhe shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 4. Emri Demalia me detyrë punonjës policie (SPZ), ka shpërdoruar detyrën duke dekonspiruar operacionet policore.

Policia ka sekuestruar në cilësinë e provës materiale dy armë gjahu (çifte) dhe sende të tjera të kundërligjshme.

Policia e Tiranës dhe SHÇBA po vijojnë punën për dokumentimin e plotë ligjor dhe kapjen e personave të tjerë të implikuar në këtë aktivitet kriminal.

E.M./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?