COVID-i shuan infermierin 63-vjeçar tek Trauma, ndërrojnë jetë 6 persona, 135 raste të reja gjatë 24 orëve

5 Shtator 2020, 16:06| Përditesimi: 5 Shtator 2020, 18:45

  • Share

TIRANË- Numri i të prekurve dhe të vdekurve me COVID-19 është rritur ditën e sotme në vendin tonë, ku 6 persona kanë ndërruar jetë, mes tyre edhe një infermier 63-vjeçar dhe janë regjistruar 135 raste të reja duke e çuar numrin në total të të prekurve mbi 10 mijë.

Sipas Marjeta Dervishit nga Instituti i Shëndetit Publik,  94 persona janë shëruar gjatë 24 orëve të fundit. Që nga fillimi i epidemisë janë mbi 10 mijë të prekur nga COVID 19,  prej tyre, 60%  janë të shëruar, ndërsa 3814 janë persona aktivë me COVID-19. Nga 860 testime qe janë kryer në 24 orët e fundit, ku përfshihen edhe testime të kryera në laboratorët jo publike, 135 persona rezultuan pozitivë, ku 33 raste janë në Tiranë, 29 në Elbasan, 13 në Lezhë, 10 në Krujë, 7 në Lushnje, nga 4 raste në Durrës, Kamëz, Gjirokastër, nga 3 raste në Fier, Kurbin, Kavajë, Pukë, Berat, Librazhd, nga 2 raste në Vlorë, Mirditë, Pogradec, Sarandë, Kolonjë, nga 1 rast në Shkodër, Rrogozhinë, Gramsh.

Në spitalin Infektiv dhe "Shefqet Ndroqi" po trajtohen 189 pacientë të konfirmuar pozitivë me COVID-19, ku 12 janë në terapi intensive nga të cilët 4 pacientë janë të intubuar. Gjithashtu në dy spitalet COVID janë duke marrë shërbim të specializuar 17 qytetarë të cilët kanë qenë pozitivë me COVID-19 dhe aktualisht janë negativë por po vijojnë të marrin trajtim spitalor për pasojat e sëmundjes, 3 më pak krahasuar me ditën e djeshme (20 pacientë).

Infermieri 63-vjeçar nga Tirana që ndërroi jetë ditën e sotme ushtronte detyrën në spitalin e Traumës dhe vuante nga sëmundje bashkëshoqëruese. Gjithashtu kanë ndërruar jetë një 64-vjeçar nga Mati, një 71 vjeçare nga Divjaka dhe 3 qytetarë nga Tirana : një 77 vjeçar ; një 72 vjeçare dhe një 80 vjeçare.                                                                                                                           

Ministria e Shëndetësisë bën apel për të gjithë  qytetarët që të respektojnë rregullat e të mos rrezikojnë jetën e tyre dhe të afërmve, duke theksuar se një pjesë e rasteve pozitive janë nga ceremoni mortore apo dasma.

"Nisur nga fakti se një pjesë e rasteve pozitive lidhen me grumbullime në ceremoni festive apo mortore, rikujtojmë qytetarët se ndalohen të gjitha grumbullimet pasi janë burim i përhapjes së infeksionit, duke vënë në rrezik shëndetin tuaj dhe të afërmve tuaj. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale apelon edhe një herë për më shumë kujdes për respektimin e rregullave të higjienës, vendosjes së detyrueshme të maskës në ambientet e mbyllura dhe respektimit të distancimit fizik. Nëse dyshoni se jeni i prekur ose keni shenja të sëmundjes duhet të qëndroni të izoluar dhe telefononi në numrin e Urgjencës Kombëtare 127. Ministria e Shëndetësisë ka vënë në dispozicion të qytetarëve linjën e gjelbër 0800 40 40 për të kontaktuar mjekun e familjes apo për çdo informacion tjetër rreth Covid19", thotë MSH.

COVID-19 – Statistika (5 Shtator 2020)

Testime totale                   67057

Raste pozitive                    10102

Raste të shëruara            5976

Raste Aktive                       3814

Humbje jete 312 (Qarku Tiranë 149, Durrës 41, Shkodër 36, Elbasan 19 , Fier 16, Korçë 12, Lezhë 12, Kukës 8, Vlorë 6, Dibër 7, Gjirokastër 4, Berat 2)

 

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë                   2054

Durrës                                  466

Shkodër                               296

Lezhë                    204

Elbasan                                 154

Korçë                    135

Kukës                    129

Vlorë                     125

Fier                                        113

Berat                     69

Dibër                     35

Gjirokastër         34

Ora 17:24
FOTO/Kush është infermieri i Traumës që humbi jetën nga COVID-19, miqtë: E thërrisnim doktor

Infermieri i Spitalit Ushtarak në Tiranë humbi jetën në moshën 63 vjeçare për shkak të koronavirusit.

Të afërmit dhe miqtë e tij kanë shprehur hidhërimin e thellë për ndarjen nga jeta të Pëllumb Zef Maletaj me origjinë nga Tetajt e Merturi.

Siç shkruajnë miqtë e tij, Maletaj ishte një person i devotshëm në punën e tij dhe të gjithë e thërrisnin 'doktori'.

"Me hidherim të thellë njoftojmë se është ndarë nga jeta e parakohëshme, në moshën 63 vjeçare, Pëllumb Zef Maletaj me origjinë nga Tetajt e Merturi, njëri prej më humanëve dhe më të devotshëm të bluzave të bardha të Spitalit Ushtarak, doktori, siç e therrisnin pacientet, miqt dhe shokët infermierin e mirë dhe të kudogjendur për banorët e Laprakës e nikajmertursit në përgjithësi. Zoti i forcoftë familjen e gjithë farefisin per këtë humbje të rëndë.

I përjetshëm qoftë kujtimi i Pllumb Maletaj", shkruan një mik i infermierit Pëllumb Maletaj.

 

Ora 17:06
COVID-i hyn në burgun e Beratit, infektohet polici, preken dy persona të tjetë raste kontakti

Nga 135 personat e infektuar ditën e sotme 3 prej tyre janë në Berat, ku 2 janë raste kontakti dhe një është polic në Burgun e Beratit.

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Ju hengert Korona: 06/09/2020 00:27

    Dilni shiko urbanet si jane plot shiko kafenete su jane plot. Keni hapur dhe do te hapni kopshtet dhe shkollat. A jeni ne vete te nderuara zonja Manastirliu, Shahini, Rakacolli qe lejoni hapjen e shkollave dhe kopshteve ne 14 shtator. Urgjent te rikthehet karantina se u cfaros Shqipwria!.9

    Përgjigju
  • Po pra: 05/09/2020 17:44

    "Ndalohen gjithe grumbullimet" por po hapen shkollat dhe po behet mesim ne universitete. A s'ju bie pika te gjitheve?

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?