Foto ilustruese

6 ushtarakë të Forcave të Armatosura shqiptare në operacionin e NATO-s në Irak

11 Tetor 2023, 15:57| Përditesimi: 11 Tetor 2023, 17:08

  • Share

Këshilli i Ministrave vendosi në mbledhjen e sotme dërgimin e 6 ushtarakëve të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë në operacionin e NATO-s në Irak (NMI), në Bagdad, Irak. 

Misioni i ushtarakëve është trajnimi i personelit të Kolegjit të Shtabit të Forcave të Armatosura në Bagdad, Irak, dhënia e kontributit në trajnimin e personelit në fushën e procesit të planëzimit operacional, procesin e vendimmarrjes ushtarake, trajnimin për sigurinë kibernetike, si dhe edukimin për dhënien e ndihmës së parë.

Kohëzgjatja e këtij misioni është deri në 2 (dy) vjet. Periudha e qëndrimit në mision do të jetë 15 (pesëmbëdhjetë) ditë, periudhë së cilës i shtohen edhe ditët e qëndrimit për dorëzimin e detyrës dhe vonesat për transportin strategjik.

"Ministria e Mbrojtjes, për personelin pjesëmarrës në këtë operacion, përballon shpenzimet për: a) dieta për ditët e qëndrimit, në masën 12 000 (dymbëdhjetë mijë) lekë në ditë, përveç pagës mujore; b) sigurimin e jetës; c) siguracion shëndetësor jashtë zonës së operacionit; ç) mbështetje shëndetësore; d) shpenzime për telefon, internet dhe shërbime postare;
dh) transportimin e individëve të shkëputur nga misioni për në atdhe, në rast vdekjeje, sëmundjeje ose thyerjeje disipline; e) çdo shpenzim tjetër për mbarëvajtjen e kryerjes së misionit. 5. Transportimi i personelit, që do të shërbejë në Irak, ndërsa nis, ndryshon dhe përfundon detyrën, për t’u kthyer në Shqipëri, mbështetja shëndetësore, akomodimi, ushqimi, lavanderia, transportimi i individëve të shkëputur nga misioni për në atdhe në rast vdekjeje, sëmundjeje ose thyerjeje disipline përballohen nga buxheti i Ministrisë së Mbrojtjes, me përjashtim të rasteve kur do të arrihet nënshkrimi i marrëveshjeve dy- ose shumëpalëshe, ku pala tjetër merr përsipër të përballojë këto shpenzime. 6. Efektet financiare që rrjedhin nga zbatimi i këtij vendimi përballohen nga fondet e miratuara në buxhetin e Ministrisë së Mbrojtjes", thuhet në vendim

B.K/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Xhoni: 11/10/2023 18:32

    Kurioz jam te Di çfare u mesojne Ushtrie peleshit Irakenve ketyre u dolen te dhenat e ushtarakve ne shesh me paga me Nr Identifikimi me vendbanime ,me repartet ku sherbejn e tjere Keta do shpjegojn Atyre mbrojtjen kibernetike ? Apo do u mesojne si te ngren Akademi per formim trupash AFA e ketyre me petagoge Oficer Diletan me 6 muaj kurs nxjerrin Oficera per drejrim trupash ? Me Nen Oficeret e Tyre skandal pijaneca Ordiner e per te kryer mardhenie seksuale me rekrutet kadetet neper ferra ,te vjedhin ndonje Uniform e ndonje fishek e kane Mendjen ? Stervitjet e tyre shiten nga Shtabi pergjithshem e nga AFA dhe BCU me foto 3D per publikun duke harruar Q kane 11 vjet pa Organizuar parada ? Mos te themi per kurset e karrieres per te gjitha gradat pjesmarrja 100% kalueshmeria 100% po bejne karrier edhe ushtarak pa Busull ? Korrupsioni ne te gjitha sektoret Qe nga Rekrutimi ,trajnimi, Gradat ,kafet e misioneve 4 mij 5 mij$ e pas misioneve ikin fare nga FA duke i lene me luge ne brez ata me nga 10 vite ne Rep Ushtarak? Armatimi me kaliber nga 4.5 ne 120 mm As nga toka As nga Ajri lere deti nuk mund te bejn dote gje ,eshe Ato jane te dhuruara dhe me Municion te limituar Qofte manover Qofte luftarake? Sot kane vendosur te Marin Ne Qafe edhe irakun me 1 milion Ushtarak ?

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?