Partia e Lirisë ka denoncuar gjendjen e të prekurve nga tërmeti 6 vjet më parë në Durrës.
Këshilltarja e kësaj force politike në Bashkinë e Durrësit, Anisa Ibraj thotë se pavarësisht se është hedhur shorti për ndarjen e banesave të reja, rreth 1 mijë familje presin në qiell të hapur pa asnjë shpjegim dhe pa bonus qeraje.
Deklarata e Anëtares së Këshillit Bashkiak në bashkinë e Durrësit, Znj. Anisa Ibraj:
Kane kaluar gjashte vite nga tragjedia e termetit te 26 nentorit 2019 dhe nje vit nga hedhja e goglave te shorteut qe duhej te hapte rrugen drejt strehimit per qindra familje ne Durres.
Sot ne denoncojme me indinjate mashtrimin e radhes te qeverise dhe bashkise te cilat kane perdorur lotarine e banesave si nje skeme propagandistike per te heshtur qytetaret por jo per t’iu dhene atyre strehimin e premtuar.
Kjo ndodh se qeveria e kryeministri Rama jane te zene me afera korruptive, me ministra e kryetar bashkie ne burg, me vjedhje e beton…
Dhe e fundit por jo nga rendesia me dron qe te cilet tashme do i prodhojme dhe do i eksportojme nga viti 2027.
E vetmja gje qe ju prodhoni z. Kryeminister jane hajdut made in Partia Socialiste.
E nderkohe qe behen premtime absurde qe si beson as vete, qindra familje ne Durres vijojne te mbeten rrugeve e ne meshire te fatit
Mes tyre pensioniste te semure e te varfer qe mbijetojne me nje pension qesharak nderkohe qe prej dy vitesh eshte nderprere edhe bonusi i qirase per te demtuarit e termetit.
Ky eshte kulmi i padrejtesise dhe i braktisjes shteterore.
Ndersa ne Spitalle 996 apartamente te ndertuara me parate e qeverise se Emirateve te Bashkuara Arabe presin bosh autoritetet lokale dhe qendrore justifikohen me instalimin e matesave te OSHEE, se prej nje viti banoret presin por askush nuk jep afate, askush nuk mban pergjegjesi
Kjo eshte nje tallje e hapur me qytetaret,
nje shkelje e dinjitetit te njerezve qe vuajten pasojat e nje fatkeqesie natyrore dhe qe sot po vuajne edhe me shume pasojat e paaftesise, indiferences dhe mashtrimeve te qeverise
Partia e Lirise denoncon me force kete skandal dhe i kerkojme institucioneve shteterore te japin menjehere celesat e apartamenteve ne Spitalle per familjet qe kane vite qe presin shtepite e tyre.
Te rikthejne menjehere bonusin e qirase per ata qe ende nuk kane marre strehimin e premtuar
Te mbajne pergjegjesi penale dhe politike per mashtrimet vonesat dhe vuajtjet e shkaktuara mbi qytetaret.
Cdo dite qe kalon eshte nje dite tjeter mashtrimi nje dite tjeter padrejtesie nje dite tjeter turpi per kete shtet qe ka braktisur qytetaret e tij
Grupi Keshilltareve te Partise se Lirise ne Bashkine Durres jemi dhe do vazhdojme te jemi zeri dhe mbeshtetje e qytetareve durrsak.
Komente
