60% e policëve me kredi e qira, Fishta për Report TV: Nuk marrin orët shtesë, të trajtohen me psikologë (VIDEO)

12 Tetor 2019, 17:55| Përditesimi: 12 Tetor 2019, 20:04

  • Share

TIRANE - Problematikat që punonjësit e Policisë së Shtetit kanë lidhur me mosmarrjen e orëve suplementare, ato shtesë, apo edhe për sigurimin e jetës, kanë bërë që Avokati i Popullit, me anë të një kërkese zyrtare tu drejtohet kryeministrit Edi Rama dhe ministrit të Brendshëm Sandër Lleshaj, për zgjidhjen e kësaj situate. Në një intervistë për Report Tv, kreu i Sindikatës së Policisë, Sadedin Fishta shpjegon të gjitha këkresat drejtuar dy institucioneve.

“Janë akte që punonjësve të policisë u jepen një seri të drejtash, të cilat kanë të bëjnë me trajtimin financiar të punonjësve të policisë në lidhje me pensionin e parakohshëm, pensionin e shërbimit. Bëhet fjalë për sigurimin e jetës të punonjësve të policisë. Ne jemi dëshmitarë të situatave që kalon vet vendi ynë, për rritjen e kriminalitetit në përgjithësi. Problematike janë edhe orët suplementare. Ne e dimë shumë mirë se punonjësit e policisë punojnë nga 10 deri në 12 orë, sidomos punonjësit që janë në terren. Do të ishte një masë shumë e mirë vendosja e psikologut, pasi ai do të përcaktonte saktë e me përgjegjësi se cila do të ishte standardi për të cilën një punonjës policie duhet të shkojë në një shërbim të caktuar”, shprehet Fishta.

Transferimi pa kriter i punonjësve të policisë larg vendbanimit të tyre është një nga problematikat kryesore, e që për kreun e Sindikatës së Policisë, shpenzimet që ata duhet të bëjnë u zvogëlojnë buxhetin familjar.

“Ne kemi një situatë të rënduar për punonjësit e policisë të cilët janë transferuar jashtë vendbanimeve të tyre, sidomos për punonjësit e policisë që janë kryefamiljarë. Sepse transferimi jashtë vendbanimit të tyre e përgjysmon buxhetin familjar, pasi një pjesë të të ardhurave ai do t’i konsumojë për vete dhe nuk dinë pastaj se çfarë do t’u mbetet familjes. Duke ditur që edhe pagat e punonjësve të policisë që kanë që në vitin 2014 që nuk kanë asnjë rritje. 60% e punonjësve të policisë janë pa strehim, flasim për atë kategori që e konsiderojmë se janë kryefamiljarë, që jetojnë në shtëpi me qira dhe një pjese e mirë e këtyre punonjësve të policisë kanë arritur të marrin një kredi nëpërmjet bankave”, tha Sadetin Fishta.

Sipas Fishtës, ekzekutimet e vendimeve të gjykatave, për heqjen pa të drejtë të punonjësve të policisë, ka bërë që Policisë së Shtetit ti dobësohet buxheti.

“Në ekzekutimin e këtyre vendimeve të formës së prerë, të paktën deri në vitin 2018 policia ka paguar më tepër se 2-3 milionë euro”, shprehet kreu i Sindikatës së Policisë.

Sadedin Fishta shprehet më tej se për të gjitha këto problematika, e ka vënë në dijeni kryeministrin Rama prej gati një viti, por nuk kanë marrë asnjë përgjigje.

G.M.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Garda: 12/10/2019 20:46

    Boll folet vetem per policine sikur ca po bejne, pse se permendni garden qe jane 80% nen mesatare, me 40.000 lek rroge, e mbyllin muajin me borxhe e pa buke, mezi mbajne familjen! Policia i ka 2 mundsi rryfshfeti, i dini te gjithe shume mire, qe ska polic pa vila e makina e pasuri, ndersa garda si gjithmone e harruar dhe pse rrezikon jeten cdo moment duke siguruar jeten e personaliteteve qe kane konflikt me cdo shqiptar e te huaj!!! Respekt per Garden qe se hap gojen kurre..

    Përgjigju
  • veterani: 12/10/2019 18:16

    Kam punuar 40 vite ne polici dhe asnjehere nuk kam mare oret shtese. Per kaq vjet kam ngrene rreth nje muaj ushqim sepas ligjit.. Ne shume raste as djetat nuk na ipnin. Policia eshte e persekutuar..... Te vetmin permiresim ne page u be kur Edi u be kryeminister qe rrogat u rriten rreth 5000 lek se ishin te turpshme. Jane vrare ne keto vite me teper se 250 polic dhe ky eshte nje turp. Vini dore te policia..... Mos shani policine.... Kushdo qe ndihet keq menjehere therret policine ose mjekun dhe sharjet me te medha per keta jane.... Keta shpetojne jete.... O njerz....

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?