Ligue I, kompeticioni më i lartë i futbollit në Francë është në bisedime me gjigantin global të ushqimit të shpejtë McDonald's që kjo markë të bëhet sponsori i ri i kompeticionit.
McDonald's do të lidhë një kontratë tre vjeçare për t'u bërë sponsori emërtues i Ligue I, sipas mediave sportive franceze dhe do të paguajë deri në 20 milionë euro në sezon nga 2024-2025.
Kjo do të përfaqësonte një rritje prej 5 milionë eurosh në sezon në kontratën aktuale prej 15 milionë eurosh për sezon që liga me 20 ekipe ka aktualisht me shërbimin e ofrimit të ushqimit Uber Eats.
Uber Eats ka qenë sponsori emërtues i Ligue 1 që nga fillimi i vitit 2020-2021 kur zëvendësoi zinxhirin e dyqaneve të mobiljeve Conforama, duke dyfishuar vlerën e mëparshme vjetore të kontratës së kësaj të fundit. Kompania fillimisht bashkëpunoi me ligën në baza dy sezonale, përpara se të zgjaste marrëveshjen për të mbuluar sezonet 2022-23 dhe 2023-24 në nëntor 2021.
Me rinovimin e fundit, kompania thuhet se është përpjekur të ulë kushtet e marrëveshjes, kjo pas largimit të yjeve si Lionel Messi dhe Neymar, si dhe largimin e ardhshëm të ikonës së kombëtares franceze Kylian Mbappe; duke ndikuar në perspektivën tregtare të çdo partneriteti të ri.