60 mln euro hua nga banka e KiE për pandeminë, zv. ministrja Tomini: Blejmë vaksina dhe mjete të tjera për të luftuar COVID

6 Dhjetor 2021, 13:00| Përditesimi: 6 Dhjetor 2021, 14:43

  • Share

Në Komisionin e Ekonomisë është shqyrtuar sot në ambientet e Kryesisë së Kuvendit projektligji për marrjen e një huaje në vlerën e 60 milionë eurove nga Banka e Zhvillimit të Këshillit të Evropës për pandeminë.

E pranishme në mbledhje ka qenë zv. ministrja e Shëndetësisë, Eugena Tomini. Ajo ka nënvizuar se shpenzimi i kësaj shume do të përqendrohet kryesisht në blerjen e vaksinave dhe mjete të tjera të domosdoshme.

"Ka për qëllim mbështetjen e qeverisë për të përballuar pandeminë COVID-19. Kjo vlerë prej 60 milionë eurosh ka për qëllim të ndihmojë qeverinë në blerjen e vaksinave, si mjeti i vetëm shpëtues për popullatën, do shërbej për mjete për bluzat e bardha, barna, kite reagent për pacientët me COVID-19, pajisje mjekësore, për përballimin e bonusit të mjekëve që trajtojnë COVID-19, dhe ndërhyrje në infrastrukturën spitalore", tha zv. ministrja.

Tomini bëri edhe një pasqyrë të situatës me COVID në vend.

"Gjatë javës së fundit niveli i incidencës ka pësuar rënie ashtu si edhe incidenca 2 javore. Kemi 200 raste për 100 mijë banor në dy javët e fundit. Mesatarja ditore e rasteve është 427 raste, dhe përqindja e pozitivitetit është 14%.  Vendin më të rëndësishëm të rasteve të konfirmuar është grupmosha 55-64 vjeç me 19%, 25-34 vjeç janë 17% e rasteve të konfirmuara dhe 16% janë raste të konfirmuara tek grupmosha 45-54 vjeç. Kemi në total 2 milionë 663 mijë vaksina, dhe janë aplikuar 2 milionë e 120 doza, ku rreth mbi 1 milionë janë doza të para. 74 mijë janë doza të treta. 47.3% është mbulesa vaksinale me 1 dozë dhe  42.6% e popullatës është vaksinuar me dy doza", tha ajo.

Lajm në përditësim...

 

K.T.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?