Papa Françesku dhe kardinali shqiptar Ernest Simoni

60 vite më parë u burgos nga regjimi komunist, Papa Françesku letër kardinalit Ernest Simoni: Faleminderit për çka bëre e bën për Kishën

24 Dhjetor 2023, 17:21| Përditesimi: 24 Dhjetor 2023, 17:29

  • Share

Gjashtëdhjetë vite më parë, kardinali i Kishës Katolike, Ernest Simoni, u burgos nga regjimi komunist në Shqipëri, pasi u konsiderua një ithtar i palëkundur i fesë Katolike dhe nuk mohoi në asnjë moment devotshmërinë e tij, duke qëndruar kështu një predikues besnik i saj deri në fund.

Në kuadër të këtij përvjetori dhe në prag të Krishtlindjeve, Papa Françesku i ka dedikuar një letër kardinal Ernest Simonit, ku i shpreh mirënjohjen për kontributin e pamohueshëm të dhënë nga Simoni për Kishën Katolike.

“I dashur Vëlla,

Dëshiroj t’Ju shpreh afërsinë time shpirtërore me rastin e 60-vjetorit të arrestimit tuaj. Faleminderit për dëshminë, faleminderit për çka bëre e bën për Kishën. Vijo të jesh ikona gëzimplote e dashurisë së Krishtit, Bariut të Mirë, që  flijoi jetën për të gjithë.

Duke Ju uruar Krishtlindje të Shenjta, ju jap me gjithë zemër bekimin tim, të cilin e shtrij edhe mbi të gjithë ata të cilët ndajnë me ty këtë çast  hiri. Lutuni për mua, ashtu si e edhe unë do të lutem për Ju e të dy do të lutemi për paqen në botë”,- thuhet në letrën e Papa Françeskut për kardinalin shqiptar.

Më 24 dhjetor 1963, ai u burgos nga regjimi komunist pasi ofroi një meshë për presidentin e vrarë John Fitzgerald Kennedy . Ernest Simoni u torturua dhe madje i ofruan martesë për të lënë besimin e tij. Ai u dënua me vdekje, por dënimi u shndërrua në burg.

K.M/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Qobani: 24/12/2023 22:48

    Ju urojm nga zemra të gjith besimtarve kët nat tmadhe,dashuni dhe rrespekt për txhithë shpirtat e malit,paqshin pushim dhe gjum të kandshëm,ne xhithmon do ti rrespektojm ligjet e nanës Natyr,kemi bollë argumente se shqiponjës në moshën 30 vjeqare i nrrohet sqepi,si mundemi me xhet mnyrën edhe neve nana Natyr me naj riparu arganet e mrenshme të trupit,pa ndërhyrjen e mjekve,të xhithë e dim se jetën vehtës smundemi me ja zgjat,por mundemi me fitu shëndetin,unë për veti se kam gajle,me pi qumshtë bio me mjaltë

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?