60 vjet udhëtim artistik në një album, Perikli Çuli: Për skulpturën monumentale s’është bërë sa duhet!

28 Shtator 2020, 15:40| Përditesimi: 28 Shtator 2020, 15:47

  • Share

Për artistin Perikli Çuli arti është ndjeshmëri, në të cilin derdhen emocionet dhe gjithçka e bukur rreth e qark njeriut.  Nuk është as shkencë edhe as politikë. Prandaj, pas ekspozitës “Universi” të çelur në Muzeun Historik Kombëtar në 80-vjetorin e lindjes, Çuli sjell udhëtimin e tij artistik për artdashësit edhe në albumin “Vizione monumentale” me rreth 50 vepra

“Pas ekspozitës prej 90 veprash, kam përzgjedhur disa prej tyre për t’i botuar në një album, të cilin e ka mundësuar Bashkia. Ky projekt ka një të tretën e punës sime, dhe prezanton kulturën urbane, të parkut me frymë monumentale etj”, thotë Perikli Çuli.

“Portret vajze”, “Vajza në heshtje”, “Puthja e parë”, “Skënderbeu”, “Thirrje drejt perëndimit”, “Tanush Topia” apo dhe “Ylli i lirisë” dhe “Katër heroinat e Mirditës” janë vetëm disa nga punët e artistët që ka përzgjedh për t’i botuar në këtë album. Edhe pse disa prej tyre gjenden në qytete të ndryshme brenda vendit, disa i ka prishur dora e njeriut sot shqetësimi i tij mbetet koncepti i gabuar urbanistik, që në vendin tonë ka përjashtuar skulpturën e parkut.  
“Skulptura monumentale s’mund të bëhet vetëm nga artistët, pa njohur hapësirën, formën edhe dimensionin, sepse njeriu në vend që ta shoh të zbukuruar një ambient, nuk arrin dot që ta kuptojë si duhet. Arti është emocional. Skulptura monumentale në Shqipëri ka nis para viteve ’45 me Od’hise Paskalin, me “Luftëtarin kombëtar”, e më pas katër monumente të rëndësishme, “Skënderbeu”, “Monumenti i Pavarësisë” etj”, shprehet Perikli Çuli.

Skulptori Perikli Çuli ka çelur ekspozita brenda edhe jashtë vendit.

 

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?