Sport

600 sportistë pjesëmarrës, mbahet në Tiranë kampionai ndërkombëtar i mundjes! Presidenti i FSHM: Vlen për Evropianin dhe Botërorin

27 Shkurt, 15:09| Përditesimi: 27 Shkurt, 20:42

  • Share

Ka nisur më 26 shkurt dhe do të vijojë deri më 2 mars në kompleksin Olimpik ‘Feti Borova’ kampionati ndërkombëtar i mundjes 'Ranking Series ‘Muhamet Malo’, i cili ka sjellë në Tiranë 600 sportistë nga shumë vende të ndryshme të botës. Një aktivitet që i është besuar Shqipërisë pas kongresit botëror të mundjes, por edhe kampionatit botëror për peshat jo olimpikë të mbajtura në tetor.

“Federata botërore e ka quajtur një mini kampionat botëror për numrin e lartë të atyre që marrin pjesë, pasi në Tiranë janë sportistë nga 44 shtete, me 600 garues, prej të cilëve 10 finalistë nga olimpiada e fundit dhe 4 kampionë olimpikë. Ky aktivitet shërben jo vetëm për përgatitjet për kampionatin evropian, por edhe për pikëzimin sepse iu jep mundësi sportistëe të kualifikohen për kampionatet evropiane dhe botërore,”-u shpreh Sahit Prizreni, president i FSHM.

Në ditën e parë të aktivitetit garuan 3 mundës të Shqipërisë, përfshirë medalistët e Olimpiadës së Parisit, teksa spikati Chermen Valiev me medalje të artë.

“Na gëzoi dje fitorja e Valiev Cherman, i cili garoi në peshë më të fortë 74 kilogramë. Na mërziti dëmtimi i Eriglent Prizrenit, por fatmirësisht nuk është diçka për tu shqetësuar. Pati shqetësime Zelimkhan Abakarov, të cilin nuk e lejuam të garonte, ndërsa të njëjtin shqetësim pati edhe Islam Dudaev, por që garoi,”-tha Sahit Prizreni, president i FSHM.

Shqipëria në këtë kampionat ndërkombëtar do të përfaqësohet në total me 21 sportistë, teksa ndër të tjera pritshmëritë janë te Albin Drazhi, e cila garon në kategorinë 65 kilogramë në stil i lirë.

Ne.k./S.B/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se Parlamenti i dalë nga zgjedhjet e 11 majit do të jetë më cilësor?