Sociale

600 zyrtarë publikë trajnim për përdorimin e Inteligjencën Artificiale, Pirdeni: Po përdoret edhe për përshtatjen e legjislacionit me BE

1 Korrik, 19:31| Përditesimi: 1 Korrik, 19:35

  • Share

600 punonjës të administratës publike do të trajnohen në përdorimin e Inteligjencës Artificiale, ku fokus do të jetë aplikimin praktik i saj në shërbim të qytetarëve dhe rritjen e efikasitetit institucional.

Marrëveshja u dakordësua mes Ministres së Shtetit për Administratën Publike dhe Antikorrupsionin, Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit dhe partnerë ndërkombëtarë me synim përdorimin praktik të inteligjencës artificiale.

“Një bashkëpunim katër palësh që ka rezultuar shumë i suksesshëm për të garantuar që 600 zyrtarë publik, 100 prej tyre lider dhe 500 zyrtarë në funksione ekzekutive dhe në funksione të lidershipit të mesëm, të munden të trajnohen për përdorimin e Inteligjencës Artificiale në punën e tyre të përditshme”, tha Adea Pirdeni.

Pirdeni theksoi se inteligjenca artificiale aktualisht po përdoret edhe për përkthimin dhe përshtatjen e legjislacionit të BE-së në gjuhën shqipe, si pjesë e përgatitjeve për integrimin.

“E gjithë puna e jashtëzakonshme legjislative që Shqipëria do të bëjë për të marrë korpusin e legjislacionit të BE-së për ta bërë pjesë të legjislacionit shqiptar kërkon një punë të jashtëzakonshme. Ky sistem i ri synon në këtë drejtim që të ndihmojë të gjitha stafet tona të krahasojnë dhe përshtatin legjislacionin e BE-së me atë vendas”, vijoi Pirdeni.

Aktiviteti mblodhi ekspertë të teknologjisë, përfaqësues të institucioneve dhe organizata ndërkombëtare, ndërsa në panelin “Zbatimi i Inteligjencës Artificiale dhe transformimi i administratës publike” u ndanë përvoja konkrete dhe vizione për të ardhmen digjitale të administratës shqiptare.

SI.E./r.k./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Nis gjyqi për aferën Partizani, a besoni se do ketë drejtësi?