Bota

6000 euro për çdo klandestin që çonin në itali, goditet rrjeti i trafikantëve

13 Dhjetor 2019, 08:50| Përditesimi: 13 Dhjetor 2019, 08:56

  • Share

13 mandat arreste u lëshuan gjatë një operacioni të përbashkët mes forcave të sigurisë greke dhe Italiane në koordinim me Eurojust, Njësia Europiane e Bashkëpunimit Gjyqësor.

Hetimet e këtij operacioni të zgjatura rreth një vit e të kryera nga Guradia di Finanza e Lecces kanë zbardhur se 7 italianë dhe 6 grekë të arrestuar tashmë, janë anëtarë të dy organizatave kriminale që trafikonin emigrantë klandestinë drejt Italisë.

Në një komunikatë për shtyp, policia italiane deklaroi se “ Emigrantët, të nisur nga vendi i tyre i origjinës, mbërrinin fillimisht në Turqi dhe prej andej kalonin në Greqi, ku priteshin nga anëtarët e organizatës kriminale dhe strehoheshin në Athinë në pritje për t’u nisur drejt Italisë. Celula greke e organizatës merrej edhe me paratë që jepnin migrantët para nisjes, 6 000 euro për person”.

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Nisi fushata zgjedhore për 11 majin, si e parashikoni?