Kronikë

6000 ha pyje të Zonave të Mbrojtura përfshihen nga zjarri, drejtori AZM Kukës, Gjana: Duhen të paktën 15-20 vite të rikuperohen ato që janë djegur plotësisht

18 Gusht 2021, 08:59| Përditesimi: 18 Gusht 2021, 14:30

  • Share

Mbi 6 hektarë pyje që i përkasin Zonave të Mbrojtura, janë përfshirë nga zjarri gjatë këtyre javëve të fundit në qarkun e Kukësit. Ndërkohë afro 0.5 hektarë janë shkrumbuar totalisht. Shifrat janë bërë publike nga Drejtori i Administratës së Zonave të Mbrojtura, Lefter Gjana. 

‘Gjatë kësaj periudhë në rrjetin e zonave të Mbrojtura të Qarkut Kukës, kemi pasur 5 vatra zjarri. 2 në parkun natyrore Korab-Koritnik dhe tre në Luginën e Valbonës. Kemi djegie plotësisht 0.5 hektarë dhe 5.5 hektarë përshkrim pa dëm ekonomik. Në parkun natyror Korab-Koritnik kemi pasur djegie të parcelave pyjore të llojit ah, ndërsa në luginën e Valbonës dy vatra zjarri ka qenë në sipërfaqe shkëmbore, ndërsa një vatër zjarri ka qenë me pyje ahu.’- tha Lefter Gjana, drejtor i administratës së Zonave të Mbrojtura Kukës.

Gjana shprehet se edhe pse është një dëm i vogël ekonomik sa i takon pyjeve, natyrës do i duhen të paktën 15 vite për të marrë veten nga këto zjarre. 

‘Dëmi ekonomik fatmirësisht ka qenë i vogël, pasi nuk ka qenë djegie plotësisht. Në pjesën ku ka pasur djegie plotësisht duhen të paktën 15-20 vjet të rikuperohen.’- tha Gjana.

Ndër të tjera Gjana tregon se për të parandaluar zjarret në kohë, kërkohen vrojtues dhe sinjalizues të zjarreve.  

‘Ne kemi një staf minimal, është e pamjaftueshme të mbulohet e gjithë zona me vëzhgimin. Pozitive do ishte fakti të kishin vrojtues që të parandalohej zjarri në kohë. Banorët kanë qenë bashkëpunues dhe sinjalizues sa u përket zjarreve.’ përfundoi Lefter Gjana.

Ndërkohë, problematike vijon të mbetet situata në Majën e Rrunës në Kukës. Në këtë zonë zjarri ka djegur një sipërfaqe të konsiderueshme me pisha dhe ah, ndërsa nuk ka ende një përllogaritje të saktë. 

 

M.Q.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Iris: 18/08/2021 23:28

    Te rikuperimi ke llogarritur dhe druret qe priten per mobiljerite dhe ata qe priten per dru zjarri,sepse humbjet nga zjarret perbejne vetem 1/3 e tablose se pergjitheshme?

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?