Foto ilustruese

6000 lekë çdo muaj për programin e recetave elektronikë, Reagimi i Urdhrit të Farmacistëve detyron fondin të anulojë kontratën e dyshimtë!

6 Gusht 2020, 15:15| Përditesimi: 6 Gusht 2020, 15:33

  • Share

DURRËS- Disa ditë më parë farmacistët në Durrës janë vënë përballë një fakti të kryer kur gjatë dorëzimit të recetave mujore, u është kërkuar të firmosin një kontratë për mirëmbajtien e programit të recetave elektronike. Farmacistët kanë përcjell shqetësimet e tyre pranë Urdhrit Shqiptar të Farmacistëve, i cili ka reaguar menjëherë duke vënë në lëvizje drejtorin e fondit rajonal në Durrës.

Shqiptarja.com ka siguruar një kopje të kësaj kontrate tip e cila shton një kosto prej 6000 lekë në muaj ose 72.000 lekë në vit për të gjitha farmacitë. Por ajo çka çuditërisht është përfshirë si kosto mirëmbajtje në këtë kontratë të pakonsultuar më herët me farmacistët është lidhja e internetit e cila paguhet si shërbim nga vetë subjektet ose kompjuteri apo programet të cilat po ashtu janë pronë e subjektit dhe jo e kompanisë që pretendon mirëmbajtjen.

Veç të tjerash në kontratën me fondin farmacistët kanë marrë USB e recetave elektronike duke e parapaguar dhe programi i recetave është pronësi e fondit dhe jo e farmacistëve që pa u konsultuar duke nisur nga Durrësi, ju faturohet një kosto shtesë! Por pas publikimit nga Urdhri i Farmacistëve, ka reaguar drejtoria rajonale Durrës e cila ka mohuar të ketë dijeni për këtë situatë edhe pse kjo kontratë sipas farmacistëve iu është dhënë në zyrat e fondit Durrës, si projekt pilot për t'u shpërndarë më pas në të gjithë Shqipërinë.

"Pas reagimit të Urdhrit të Farmacistëve në lidhje me kontratën për mirëmbajtje kompjuterike që iu është vënë në dispozicion farmacistëve të rajonit Durrës, për t'u firmosur në ambientet e DRSKSH Durrës, ka reaguar drejtoresha e këtij institucioni ku bën me dije se Drejtoria Rajonale e Fondit Durres nuk është palë e kësaj kontrate dhe se kjo drejtori distancohet nga angazhimi për të ndikuar në lidhjen e kësaj kontrate. Inkurajojmë Drejtoreshën në marrjen e masave për evidentimin e personave përgjegjës në institucion.

Iu bëjmë thirrje të gjithë kolegëve që të mos firmosin asnjë kontratë e cila iu imponohet.

Urdhri i Farmacistëve shpreson dhe kërkon nga FSDKSH dhe drejtoritë rajonale, që raste të tilla të mos përsëriten dhe ti përmbahen me rigorozitet kontratave dypalëshe me farmacitë. Urdhri do vazhdojë të mbrojë me të gjitha rrugët institucionale interesat e ligjshme të farmacistëve ndaj çdo shkelje dhe abuzimi si nga institucionet shtetërore dhe ato private", thuhet në reagimin zyrtar.

Kopje e kontratës imponuar faramcistëve në Durrës

 

B.K./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Shqip: 06/08/2020 17:40

    NUk e di, por qe nga formulimi i kontrates duket se ne cnivel medioker eshte katandisur vendi yne. Nje kontrate me gabime drejtshkrimore dhe formulime te pakuptimta vetem ne shtetin tone mund te krijohen dhe te kene vlere ligjore!

    Përgjigju
  • Farmakos: 06/08/2020 16:13

    Uji fle, hasmi s'fle!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?