60-vjetori i Cirkut Kombëtar në ditët e tij më të zeza, premiera e ‘Katedrales së Parisit’ në 2020-n

26 Dhjetor 2019, 16:11| Përditesimi: 26 Dhjetor 2019, 16:40

  • Share

Premiera e “Katedrales së Parisit” e Viktor Hygos në Cirkun Kombëtar do ta shikojë dritën e skenës vetëm në vitin 2020. Ndonëse, shfaqja ishte programuar, që të ngjitej në 60-vjetorin e Cirkut, por nuk ndodhi kështu. Festa e vakët për Cirkun dhe mjeshtrit e saj, do të zhvillohej në Muzeun Historik Kombëtar, por jo pa arsye, apo nga ndërgjegjësimi i krerëve të institucioneve të kulturës, se çdo gjë në Cirk është amortizuar. Mjeshtri i baletit, koreografi Llaqi Nako na rrëfen se çfarë i kanë parë sytë, gjatë punës për realizimin e shfaqjes, që vjen si ide e Erisa Daklit.

“Realisht, kjo nuk ka qenë iniciativë imja, por ka qenë një projekt i miratuar në kuadër të 60-vjetorit të Cirkut. Si fillesë ka qenë e mirë edhe inkurajuese, por në vazhdimësi ashtu si erdhën punët, nuk gjetëm kohën e duhur”, i cili shton se në këndvështrim figurativ, nëse Katedralja, jo ajo e Hygoit, por ajo në Paris u dogj, këtu e lëkundi tërmeti, por jo thjesht tërmeti që ra, por një lloj interesi tjetër interesash të brendshme nën edhe përballë njëri-tjetrit, faktorë këta që reflektojnë edhe në ecurinë e shfaqjes.

“Në çadër u pezullua puna, për arsye se aty ka probleme shumë të rënda teknike, që është e amortizuar edhe rrezikon jetën e njerëzve. Edhe kështu ndodhi. Një nga akrobatët i ra një objekt në kokë edhe u ça. Kjo bëri që shfaqja të ndërpritej. U ndërpre në një moment që ishte në prag të daljes”, rrëfen koreografi.

60-vjetori Cirkun Kombëtar e ka gjetur në ditët më të këqija. Kjo, sipas koreografit, ndodh sepse njerëzit, artistët janë shpresëvrarë teksa punojnë në kushte të amortizuara

“Cirku sot për sot është në ditët e veta më të këqija, mua më vjen keq, se aty ka njerëz që e dashurojnë këtë artë. Ky angazhim, është fyes për njeriun, sepse nuk mund ta kapësh veglën me duar të ftohta, aty nuk ka sistem për të ajrosur apo për t’u ngrohur në dimër edhe freskuar në verë. Unë isha dje edhe do iki nesër, por mendoj sikur të isha unë apo një fëmijë i imi, që të punoj në këto kushte. E them me përgjegjësi, që Cirku është në ditët e veta më të këqija. Ai lloj eksodi që po ndodh sot në plan kombëtar nuk e përjashton cirkun. Një pjesë janë bërë gati për të ikur. Të tjerët mbeten shpresëvrarë”, thotë Nako.

Vetëm para dy ditësh Këshilli i Ministrave, me propozim të ministres së Kulturës, Elva Margariti, ka  emëruar si drejtor të Cirkut Kombëtar, aktorin Ilirjan Gjini.

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?