61 vjeç, pi duhan dhe me pneumoni, Juventus përgatit mbrojtjen speciale për trajnerin Sarri

18 Mars 2020, 13:00| Përditesimi: 18 Mars 2020, 13:03

  • Share

Koronavirus në Europë deri më tani ka qenë më agresiv në Itali ku i ka marrë jetën afërsisht 2000 personave. Më të riskuarit ashtu siç e dimë kanë qenë personat të cilët janë mbi 65 vjeç dhe vuajnë nga sëmundje të tjera, por kohët e fundit kemi dëgjuar edhe raste të personave shumë të rinj.

Për këtë arsye, duke parë edhe historikun e shëndetit të Maurizio Sarrit, trajnerit të Juventusit, klubi ka përgatitur një plan special për ta mbrojtur atë ndaj rrezikut. Kjo sidmos pasi në klubin bardhezi deri më tani dy lojtarë janë konfirmuar pozitiv me COVID-19. Bëhet fjalë për Daniele Rugani-n dhe Blaise Matuidi-n.

Juventusi ka shumë të drejtë për shqetësuar për Maurisio Sarri-n, pasi e para është 61-vjeç. Gjithsesi arsyet e tjera janë ende edhe më të forta. Ish-trajner i Chelsea-s dhe Napoli-t është një përdorues I duhanit. Madje jo një përdorues i thjeshtë, pasi ai pi në ditë afërisht 60 cigare.

Sakaq Maurizio Sarri vuan edhe nga pneumonia. Në fillim të sezonit për shkak se kishte probleme me mushkëritë Sarri qëndroi për disa ditë larg ekipit. Kjo mendohet ta ketë lënë atë të frikësuar për shëndetin, por me kujdesin e mjekëve të Juventusit dikut sikur e kaloi. Gjithsesi një mik i afërt i tij thotë se situatën me koronavirus Sarri e ka marrë me të qeshur.

Ne.k./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?