Votohen kandidatët për deputetë në Shkodër/ S'kualifikohen 2 emra pas numërimit, Bardhi: Po përgatitemi të shkojmë me emrat tanë (VIDEO)

30 Shtator 2020, 11:29| Përditesimi: 30 Shtator 2020, 22:14

  • Share

Prej orës 10:00 në të gjithë qarkun e Shkodrës, demokratët votuan mes 39 kandidatëve për të zgjedhur të parapëlqyerit e tyre. Në të gjithë qarkun kanë të drejtë vote 6100 demokratë, por pjesëmarrja ishte 60-70%. Shkodra është qarku më i rëndësishëm i Veriut me 11 mandate.  Në Pukë kontestohet Prel Gjoni dhe Marin Tukaj në Vau Dejës. Ndërsa në Shkodër dhe në Malësinë e Madhe janë konfirmuar të gjithë emrat e propozuar.

Gjatë prononcimit për mediat, Sekretari i Përgjithshëm Gazment Bardhi, e cilësoi një proces që do të përzgjedhë më të mirët. Por, a do të ketë në listën finale vend edhe për aleatët e PD? I gjendur i 'papërgatitur' përballë interesimit të gazetarëve, Bardhi tha se ndonëse procesi po bëhet për zgjedhje me lista kandidatësh vetëm të PD, kjo do të vendoset në bazë të një marrëveshje me partitë e tjera aleate.

"Deri në 20% e kuotës që ka kryesia e partisë është për kandidatët e Partisë Demokratike. Sigurisht që partitë tona aleate do të kenë një marrëveshje transparente me PD, dhe mbi bazën e rezultateve, negociatave dhe këtyre marrëveshjeve do të përcaktohet nëse kandidatët e tyre (partive aleate) do të kenë vend në listat e PD. E sigurt është që koalicioni opozitar në Qarkun e Shkodrës dhe në të gjithë Shqipërinë do të jetë fitues në zgjedhjet e 25 prillit të vitit që vjen", u shpreh Bardhi.

39 kandidatët kanë kaluar filtrin paraprak të verifikimit nga Komisioni i Vlerësimit të Kandidatëve.  Më poshtë emrat sipas degëve të Qarkut Shkodër në procesin që është vlerësuar si në ndër risitë më pozitive në jetën politike të vendit. 

Dega Shkodër

1.            ARBEN GJURAJ

2.            ARTAN HAXHI

3.            BARDH SPAHIA

4.            BASHKIM RROJI

5.            BENARDETA SYKU

6.            BLENDI GJYLBEGAJ

7.            EMILJANO PJETRI

8.            FLORIAN BJANKU

9.            GRETA BARDELI

1.            HELGA SALLAKU

11.          HELIDON BUSHATI

12.         IMELDI SOKOLI

13.        IZMIRA ULQINAKU

14.        LEDINA MANDIJA

15.        LORENC LUKA

16.         MARK RUPA

17.          NDOC ASHTA

18.        NESTI KIRI

19.       NEVILA BUSHATI

20.        RAMIZ ÇOBAJ

21.          ROMEO GURAKUQI

22.        VOLTANA ADEMI

23.      XHEMAL BUSHATI

Dega Vau i Dejës

 1.   GJOK ULDEDAJ

2. MARIN TUKAJ

3. PJETER LLESHI

4. ZEF HILA

 Dega Malësi e Madhe

 1. ALDO GEGA

2. AUREL MARKAJ

3. ERMIRA COBAJ

4. FATBARDH ZEKAJ

5. RAMADAN LIKA

 Dega Pukë

 1. ANTONETA ZAJA

2. GEZIM VATA

3. HIL KOLA

4. LODOVIK HASANI

5. NDOC FASLIA

6. PREL GJONI

7. RROK DODA

Pas përfundimit të procesit të konsultimit me anëtarësinë, kandidatët e konfirmuar i nënshtrohen vlerësimit përfundimtar të Komisionit në fazën e tretë. Anëtarët e komisionit votojnë bazuar, kryesisht, në vlerësimin e performancës politike të kandidatit dhe mundësinë e maksimalizimit të votës. Pas këtij vlerësimi përfundimtar, lista me kandidatët që kalojnë fazën e tretë i dorëzohet për vendimmarje finale Kryesisë së Partisë Demokratike. Votimi i konsultimit të anëtarësisë ka përfunduar në Qarkun e Kukësit, Dibrës, Gjirokastrës dhe Beratit. Procesi po ndiqet nga afër nga Sekretari i Përgjithshëm, Gazment Bardhi, dy nënkryetarët Edi Paloka dhe Edmond Spaho, Sekretari Organizativ Sahit Dollapi dhe Sekretari i Burimeve Njerëzore, Ervin Minarolli.

Ora 22:00
A do të ketë vend në listat e PD edhe për aleatët? Gazment Bardhi vihet në 'vështirësi': Po përgatitemi të shkojmë me emrat tanë

Pas përfundimit të procesit të votimit nga anëtarësia e Qarkut të Shkodrës, për emrat që do të përbëjnë edhe listën finale të kandidatëve me të cilët PD do përballet në garën elektorale të 25 prillit, Sekretari i Përgjithshëm Gazment Bardhi, i cili ndoqi nga afër procesin, foli me nota optimiste. Numri 2 i selisë blu e cilësoi një proces që do të përzgjedhë më të mirët. Por, a do të ketë në listën finale vend edhe për aleatët e PD? I gjendur i 'papërgatitur' përballë interesimit të gazetarëve, Bardhi tha se ndonëse procesi po bëhet për zgjedhje me lista kandidatësh vetëm të PD, kjo do të vendoset në bazë të një marrëveshje me partitë e tjera aleate.

"Deri në 20% e kuotës që ka kryesia e partisë është për kandidatët e Partisë Demokratike. Sigurisht që partitë tona aleate do të kenë një marrëveshje transparente me PD, dhe mbi bazën e rezultateve, negociatave dhe këtyre marrëveshjeve do të përcaktohet nëse kandidatët e tyre (partive aleate) do të kenë vend në listat e PD. E sigurt është që koalicioni opozitar në Qarkun e Shkodrës dhe në të gjithë Shqipërinë do të jetë fitues në zgjedhjet e 25 prillit të vitit që vjen", u shpreh Bardhi.

Ora 21:28
Zgjedhjet në PD/ Përfundon numërimi i votave në Shkodër, konfirmohen emrat e propozuar

Mbyllet procesi i numërimit të votave në Bashkinë Pukë dhe Malësi e Madhe për kandidatët që do të futen në listat Partisë Demokratike për zgjedhjet e ardhshme. Pjesëmarrja ishte nga 60-70 % e anëtarëve të PD-së.

Sipas rezultateve është kontestuar Prel Gjoni ne Puke dhe Marin Tukaj në Vau Dejës.

Ndërsa në  Bashkinë Malësi e Madhe janë konfirmuar të gjithë emrat e propozuara.

Numërimi i votave ka përfunduar edhe në Shkodër, ku të gjithë kandidatët janë konfirmuar.

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Tore B.: 01/10/2020 10:13

    O Gazi mos e lodh shume sumen a tu befte Torja ty

    Përgjigju
  • Tironci: 30/09/2020 22:06

    Ta gezovshi ju demokratet e anti komunistet Shkodran sigurimsin Çobaj! Se ju jeni partia qe jua hjek dera spiundhekun,urime sigurims,ne listen tuaj eshte quni i spiunit qe gjith Rranzat e Bushatit e njohin mire ESAT- Bushatin.ne fakt ky eshte qun i mire po eshte qun spiuni si gjith PDja.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?