Gjykata e Krimeve të Rënda pranon gjykim të shkurtuar për Arbër Çekajn/ Avokati- gjyqtarëve: Të mos përdoret mbiemri Kuliçaj

30 Shtator 2019, 10:57| Përditesimi: 30 Shtator 2019, 15:42

  • Share

TIRANË-  Dosja e 613 kg kokainë, në të cilën të pandehur janë Arber Cekaj, Donaldo Lushaj, Armando Pezaku do të vazhdojë me gjykim të shkurtuar.

Në këtë mënyrë në rast të një dënimi Arber Çekaj pronari kompanisë ‘’Arbër Garden”të bananeve  në kontenierin e të cilës vinte nga Kolumbia u gjetën 613 kg kokainë në dyshemenë metalike.

Vetë Çekaj, i pranishëm në seancën e parë ndaj tij kërkoi gjykimin e shkurtuar edhe nëpërmjet avokatit Maks Haxhiaj, një kopje të kësaj kërkesë Report Tv ka mundur ta sigurojë.

“Gjykata Kushtetuese çmon se gjykimi i shkurtuar është një gjykim i posaçëm i cili konsiston në heqjen dorë në mënyrë të vullnetshme nga i pandehuri nga disa aspekte themelore të së drejtës për një proces të rregullt ligjor, të tilla si parimi i barazisë së armëve dhe i formimit të provës në kontradiktoritet,  dhe sjell një përfitim për të pandehurin në uljen e 1/3 së masës së dënimit. Është e rëndësishme të theksohet fakti që ky përfitim nuk shkon në dëm të dhënies së drejtësisë. Për këtë qëllim, në kërkesën e të pandehurit ose mbrojtësit të posaçëm të tij, ne vlerësojnë dhe çmojnë se përfundimi i çështjes mund të realizohet në gjendjen që janë aktet, pa qenë nevoja për t’ia nënshtruar ato shqyrtimit gjyqësor’’.

Ndërsa gjatë seancës Çekaj nuk bëri deklarime duke rezervuar të drejtën se do të flasë në një tjetër moment.

Ish vartësi i tij Donaldo Lushaj i cili në kompaninë ‘’Arbër Garden” mbante detyrën e menaxheri po ashtu nuk foli.

Ndërsa nëpërmjet avokatit të tij shoferi i trajlerit Armando Pezaku kërkoi të lirohej pasi sipas tij ishte thjesht një shofer me pagë 30-40 mijë lekë dhe prej 17 muaj mbahej padrejtësisht në burg duke mos ndihmuar as familjen e tij të varfër. Ndërsa avokati i Pezakut kërkoi nga prokurori përgjigje se përse Kishte ndërhyrë në atë moment dhe s'ishte lënë droga të shkonte tek destinacioni final.

Prokurori Kondili u përgjigj se u ndërhy pasi ora e vonë që po kryhej operacioni, fakti që nuk dihej sa ishte sasia së saktë pasi deri në atë moment ishte bërë vetëm një provë me punto duke nxjerr kokainë nga një brimë, kishte krijuar dyshime për dekonspirim operacioni dhe humbje të kokainës.

Të pranishëm në seancën e parë ndaj tre të pandehurve me akuzën e grupit të strukturuar kriminal, trafikut ndërkombëtar të drogës si dhe veprave penale të kryer si pjesë e grupit ishin familjarët e Pezakut dhe Lushaj ndërsa për Arbër Cekajn askush s'ishte në sallë.

Ndërsa Cekaj kërkoi nga gjykata që në cdo dokumentacion apo thirrje drejtuar atij ti drejtohen me gjeneralitetin Arber Cekaj dhe jo Kuliçaj siç është shkruar në portalin e gjykatës pasi ai ka vetëm një gjeneralitet Arber Cekaj, e kjo sipas tij mund të keqinterpretohej nga persona të ndryshëm.

Arber Cekaj u ekstradua pak ditë më parë nga Gjermania, ndërsa më 30 gusht autoritetet gjermane miratuan këtë ekstradim duke dhënë dritën jeshile dhe njoftuar palën shqiptare se do të sillnin personin që kërkohej për 613 kg kokainë të sekuestruar në shkurt 2018 nën operacionin ‘’last snow”.

Arbër Çekaj, sot para gjykatës

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Fitim: 01/10/2019 01:49

    Mos kini meshire per keta tropojanet,,;,kalbini ne burgje me 30 vjet burg;;jane ushtaret e saliut;jane mesuar me burgje....

    Përgjigju
  • Ladi: 30/09/2019 16:05

    Cfar gjykata leshi kemi dhe pae lejohen nga organet e reja te drejtesise.Apo keshtu dot vijoje reforma ne drejtesi duke ju afruar krimineleve apo kapobandeve te trafikut droges sic eshte rasti i Cekut gjykim te shkurtuar dhe jo nje hetim apo gjykim te thelluar! Kush fshihet pas Arber Cekut.Cili kapobande politike dhe shteterore punon nen hije duke cuar paradrejtesise karem te tille.Drejtesia shqiptare nuk behet ne ket vende kete duhet ta dije Amerika dhe Europa.Nerase kryebandidet e krimit organizuar sic eshte dhe aji droges denohen me gjykime te shkurtura kriminelet dote jene ne pushtet sic jan duke ja leruar nenen ketij vendi.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se lufta ndaj nëndeklarimit të pagave do rrisë ndjeshëm pensionet?