613 kg kokainë në banane/ Avokati me COVID, shtyhet sërish çështja e Arbër Çekajt!

19 Janar 2021, 10:54| Përditesimi: 19 Janar 2021, 11:03

  • Share

TIRANË- Është shtyrë sërish seanca në Gjykatën e Posaçme të Apelit për Arbër Çekaj, Donaldo Lushajn dhe Armado Pezakun, të akuzuar për trafikimin e 613 kg kokainë të ardhur nga Ekuadori.

Mësohet se shkak për shtyrjen e kësaj seance është bërë mungesa e avokatit të Donaldo Lushajt, një prej të akuzuarve. Avokati Neshat Fana ka rezultuar pozitiv me COVID-19.

Të pandehurit akuzohen për 613 kg lëndë narkotike të gjetura në një kontenier me banane. Në gjykatën e Apelit prej një viti nuk është zhvilluar asnjë seance për këtë proces.

B.K./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?