Gjykata e Posaçme e Apelit ka rrëzuar sot kërkesën e Arbër Çekajt, i cili është dënuar me 14 vite burg si pjesë e grupit kriminal të trafikut të kokainës pasi iu kap sasia prej 613 kg kokainë që kishte fshehur në dyshemenë e kontejnerit me banane.
Çekaj kërkonte të mos gjykohej me gjykim të shkurtuar. Gazetari i Report Tv, Arsen Rusta raporton se pas refuzimit të kërkesës Cekaj largohet nga seanca duke deklaruar se nuk donte të mbrohej me nga dy avokatet Maks Haxhia dhe Neshat Fana.
Seanca e radhës u shty për në 7 maj ku prokuroria do të paraqesë konkluzionet dhe gjykata do të japë vendimin.
Kujtojmë se pak ditë më parë policia ka sekuestruar në Portin e Durrësit 49 kg kokainë e fshehur në një konteiner me banane që i përkiste Selim Çekajt, babait të Arbër Çekajt. Konteineri me 49 kg kokainë kishte një muaj nën vëzhgimin e autoriteteve dhe ishte e ndarë në 31 pako e vendosur në shtyllat anësore të tij. Ai u la në burg nga gjykata,
Shume interesante!Si Cekaj,si A.Llalla hoqen dore nga gjykimi i shkurtuar,enderr e cdo krimineli,duket qe lepuri fle ne ndonje vrime a manever ligjore,qe te nxjerr me me leverdi po te mos kerkosh gjykim te shkurtuar!!
Përgjigju