613 kg kokainë/ Pas ekstradimit, të hënën nis gjyqi për Arbër Çekajn

29 Shtator 2019, 09:54| Përditesimi: 29 Shtator 2019, 09:58

  • Share

TIRANE-Gjykata e krimeve të rënda të hënën për herë të parë do të zhvillojë gjyqin ndaj Arbër Çekajt, pronarit të kompanisë "Arbri Garden" në kontenierët e të cilëve u gjetën 613 kg kokainë. Procesi ndaj Çekajt prej 4 seancash shtyhej pasi mungesa e tij dhe mosmarrja dijeni me anë të letërporosive ishte bërë shkak për ta shtyrë.

Ndërsa pritet që nesër për herë të parë Çekaj të mbaj qëndrimin e tij për akuzën pasi më herët ai ka mohuar përfshirjen. Prokuroria e krimeve të rënda nuk ka mundur ta pyes Çekajn pas ekstradimit pasi hetimet ndaj tij ishin mbyllur në mungesë.

Nëse Çekaj do të kërkojë të bëj deklarime është gjykata ajo e cila pritet t'ia miratojë këtë kërkesë të dyshuarit si porositës të sasisë rekord të kokainës. Teksa pritet që ai të takohet për herë të parë pas më shumë se 1 viti edhe me dy ish vartësit e tij Arando Pezaku e Donaldo Lushaj të arrestuar si pjesë e grupit.

Ndërkohë që pak ditë më parë u bllokua një tjetër sasi e madhe kokaine në Durrës që vinte nga Ekuadori.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?