Gazeta gjermane “Die Welt” botoi sot një intervistë me kryeministrin Edi Rama, ku shefi i qeverisë shqiptare, sipas shkrimit shprehej se sasinë rekord të drogës 613 kg kokainë në fund të shkurtit ‘e kapëm në bashkëpunim me Italinë’. Deklarata e Ramës, referuar shkrimit në gazetën gjermane ishte një ndryshim qëndrimi, pasi nga bllokimi i kokainës dhe në vazhdim ishte shprehur se nuk është kapur në bashkëpunim me ndërkombëtarët.
Pas shkrimit të botuar sot, reagoi edhe Partia Demokratike duke e cilësuar kryeministrin si të ‘pa besueshëm’. Por mbrëmjen e sotme, kryeministri reagoi përmes një statusi në Facebook duke e përgënjeshtruar shkrimin. Ai i qëndron versionit të parë, duke mohuar se e ka thënë një gjë të tillë në intervistë, ndërsa shton se nuk e kam lexuar versionin gjermanisht.
“Nisur nga intervista ime për “Die Welt”(s’e kam idenë nëse saktësisht a jo, se nuk e kam lexuar versionin gjermanisht)qenka bërë lajm shqip se paskam ndryshuar qëndrim! E pavërtetë! Sepse e vërteta është vetëm një: 613kg kokainë janë kapur pa asnjë bashkëpunim ndërkombëtar! Kaq” shkruan Rama.
Opozita ka akuzuar qeverinë për lidhje me trafikantët e 613 kg kokainë. Deri tani për sasinë rekord të drogës është kapur vetëm shoferi dhe administratori i firmës, ndërsa pronari i Arbri-Garden", Arbër Çekaj është në Gjermani, ndërsa është shpallur në kërkim.
Ore ty te falet se je i pim nat per nat thuj ca te dush delet e shqiperis te besojen je ne regull lale je bo si xhaxhi
Përgjigju