Kosova & Rajoni

619 vite nga lindja e Heroit Ndërkombëtar, propozimi: Të bëhet një ligj i përbashkët i mes Kosovës e Shqipërisë për Skënderbeun

6 Maj, 15:46| Përditesimi: 6 Maj, 15:55

  • Share

Gjergj Kastrioti  hyri në histori si një nga gjeneralët më të mëdhenj të kohës, një strateg i shquar i luftimeve dhe i diplomacisë së kohës dhe sot duhet të kemi model diplomacinë e tij, të kemi më shumë miq, më shumë vetëdije qytetare e kombëtare, në interes të shtetit e kombit, paqes, dinjitetit dhe të lirisë për të vetëqeverisur si një shoqëri me një mendësi të qytetëruar.

Kështu u tha në simpoziumin shkencor i cili është mbajtur në Institutin Albanologjik në Prishtinë, e ku u lexuan kumtesa nga studiues të ndryshëm mbi gjetjet e reja për Gjergj Kastriotin. Aty u kërkua nga institucionet e Shqipërisë dhe Kosovës që ta hartojnë një ligj të veçantë për heroin tonë kombëtar, Gjergj Kastriotin.

Profesori Arbin Xhata, duke vlerësuar lartë veprën e heroit kombëtar, propozojë që 28 tetori të shpallet festë kombëtare.

“Kemi një propozim shumë interesant dhe domethënës nga diaspora, këtu vjen Belisa Jezerci nga simpoziumi dhe organizatori i simpoziumit, propozohet që 28 teori 1458 të shpallet festë kombëtare-shtetërore pasi Gjergj Kastrioti është shpallë mbret i Shqipërisë. Kjo ishte dhe unë me shokët që jemi organizator propozojmë që kjo festë të bëhet sepse për herë të parë Gjergj Kastrioti është shpallë mbret i Shqipërisë”, tha ai.

Drejtori i Institutit Albanologjik, Lulzim Lajçi tha se Gjergj Kastrioti është testamenti i parë i orientimit të shqiptarëve. 

“E ndjejë obligim moral dhe intelektual të bëj një apel drejtuar institucioneve më të larta të Republikës së Shqipërisë dhe institucioneve të Kosovës që të nxjerrin një ligj të veçantë për Gjergj Kastriotin Skënderbeun. Ky ligj do të draftohej nga një komision i përbërë nga deputetët e parlamentit të Shqipërisë dhe parlamentit të Kosovës dhe si ligj i përbashkët, pas miratimit në të dy parlamentet do të zbatohej në të dy shtetet shqiptare. Nxjerrja e këtij ligji do të kishte edhe simboliken e vet. Arsyetimi i shkurtër për këtë ligj. Gjergj Kastrioti është kryeheroi jonë kombëtar, burrë shtetasi më i madh politikë e ushtarak në historinë e arbërisë, kryegjenerali i të gjitha kohërave, themelues i shtetit shqiptar dhe i Besëlidhjes Shqiptare në nivel kombëtar. Me emrin e tij lidhet , flamuri i shqiptarëve, uniteti, rezistenca epike shqiptare dhe një epokë e tërë, epoka skenderbejane. Skënderbeu ishte i pari që përpunoi vizionin madhështor, rrugën e Shqipërisë nga do të ecte, nga lindja apo perëndimi. Ai është testamenti i parë i orientimit të shqiptarëve, nga pa vizionin e tij properëndimor ne do të humbasim orientimin, qenien, kështu që do të zhdukeshim në margjinat e historisë apo në konflikte shteruese e të përgjakshme të brendshme”, tha ai.

Vlora Gashi nga Lëvizja e Deçanit, ka thënë se është bekim i madh për kombin që brezë pas brezi të jetë pikë referimi strategun e fuqishëm që erdhi dhe u bë kryeheroi i popullit tonë. Në këtë simpozium, veprën e heroit e vlerësuan larë edhe shumë studiues të tjerë./ Kosova Press

M.Q./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni punën e qeverisë gjatë vitit 2024?