62% e shqiptarëve nuk arrijnë të kursejnë para! Banka e Shqipërisë: 38% e familjeve kursejnë për arsim dhe pension! Eksperti: Do të ulen më shumë prej çmimeve

7 Maj 2022, 22:11| Përditesimi: 7 Maj 2022, 22:17

  • Share

Kostot e larta dhe pagat e ulëta, vështirësojnë mundësinë që kanë qytetarët për të kursyer para. Një vrojtim i Bankës së Shqipërisë tregon se 68% e shqiptarëve nuk arrijnë dot të kursejnë në fund të muajit, pasi të ardhurat e tyre janë të mjaftueshme vetëm për të përballuar shpenzimet bazë. Ndërsa pjesa tjetër prej 38% arrijnë të kursejnë edhe pse në vlera të ulëta.

Qytetarët thonë se jo vetëm që nuk kursejnë dot, por nuk arrinë as të mbyllin muajin pa borxhe.

“Ça të kursej, ku ka këtu? Këtu janë 800 mijë pensionistë"

"Kam 21 vjet që kam dalë në pension dhe ato lekë më dalin vetëm për një javë. E rrisin pensionin me pika, 2.8, 3.3 po bëje 5% rrumbullak. Çmimet kanë shkuar në kupë të qiellit, ça të kursej unë, a kam lekë unë që të kursej? Jo, është një varfëri e madhe"

"Po ca do të kursej?

Për ekspertin e ekonomisë Klodian Muço rritja e çmimeve këtë vit, do të shoqërohet më rënie të mëtejshme të kursimeve.

“Konsumatorëve nëse nuk kanë rritje të të ardhurave ju duhen 6200 lekë më tepër për të ruajtur të njëjtin standard jetese që kishin në vitin e kaluar. Po bie konsumi dhe automatikisht komponenti kryesor i PBB-së po bie”, pohon eksperti i ekonomisë Klodian Muço.

Nga 52% e familjeve sipas vrojtimit të Bankës kursejnë për arsimimin e fëmijëve, dhe për vitet e pleqërisë.

“Një pjesë e mirë e atyre që kursejnë tek 38%, po të shikosh i kanë kursimet minimale. Dy gjëra kanë pasur prioritet shqiptarët në 30 vitet e fundit, të blejnë shtëpi dhe arsimin sepse shikohet si e ardhmja. Arsimi në Shqipëri degradon, është shumë i kushtueshëm nëse kërkon një arsim cilësor, nuk bëhet arsimi falas”, sqaron Muço.

Pjesa tjetër e të pyeturve, thonë se kursejnë për pushime, për të blerë makinë, për t’u përkujdesur për familjarët dhe për të shlyer detyrimet.

K.T.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?