Viktima Fatime Suli

63-vjeçarja u vra nga fqinji, familja e viktimës nga Kuçova hedh akuza: Autori ka bashkëpunëtor, të ballafaqohet me vrasësin

21 Korrik 2022, 13:48| Përditesimi: 21 Korrik 2022, 14:45

  • Share

Vrasja e 63-vjeçares Fatime Suli, më 20 janar të këtij viti në fshatin Kozarë të Kuçovës, tashmë prej disa ditësh ka mbërritur për gjykim në Gjykatën e Shkallës së Parë Berat, pas përfundimi të hetimeve nga prokuroria e Beratit.

Por, familja e të ndjerës nuk është dakord me përfundimin e hetimeve, pasi pretendojnë se autori Fetah Mara nuk e ka kryer i vetëm krimin dhe se ka pasur një bashkëpunëtor.

Avokati i familjarëve të viktimës Fatime Suli, Ramiz Oboni deklaron se në seancën paraprake që do të zhvillohet pas disa ditësh ata do të kërkojnë që çështja të rikthehet përsëri në Prokurorinë e Rrethit Berat për hetime të mëtejshme, dhe se do kërkojnë një përballje mes autorit që ka pranuar krimin dhe atij të dyshuar nga familjarët.

‘Jam thirrur në komisariatin e Kuçovës si avokat për të asistuar në seancën e marrjes në pyetje të të arrestuarit Fetah Mara si i dyshuari për kryerjen e veprës penale të vrasjes së shtetase Fatime Suli, por ka qenë kontradiktor. Ai thotë se ka qenë me një shtetas tjetër fillimisht, për të cilin dhe e bija e viktimës pretendon se është vrasës. Nuk akuzohet personi për të cilin Andulea Bejdo e bija e viktimës pretendon se është bashkëpunëtor në vrasje. Sipas vajzës, ky person i ka bërë karshillëk edhe më herët kësaj, megjithëse nuk i ka arritur qëllimet e errëta me të, pretendon se është edhe ai bashkëpunëtor në vrasje. Pretendimin e lidhin edhe me faktin se ai i kalon duke u bërë karshillëk në banesë, me idenë sipas tyre se ‘ja nuk më bëtë gjë’. Në njoftimin që u ka bërë palëve aludohet që ka dijeni më parë se të deklaronte Fetahu se është autor. Nga materiali i hetimeve i mungon dhe një përgjigje definitive dhe do ishte mirë të bëhej një ballafaqim midis vrasësit dhe atij që e bija pretendon se është autor bashkë me të. Me Fetahu thotë mos më merr në afër merresh t’i përsipër. Përmend dhe një emër Luli, Luli. Do të kërkoj mos të dërgohet për gjykim, por të rikthehet përsëri për hetim në Prokurori. Do kërkojmë një ballafaqim mes tyre. Është e drejta të hetohet.’- u shpreh avokati.

Fetah Mara, autori

63-vjeçarja Fatime Suli u gjet e vdekur në një kanal, gjysëm e zhveshur dhe e mbuluar me gjethe. Familjarët e saj e kishin kërkuar prej disa orësh dhe pasi nuk e kishin gjetur kishin njoftuar për ndihmë policinë. Vetëm pas rreth 1 orë kërkimesh, gruaja 63-vjeçe u gjet në një kanal, rreth 1 km larg banesës saj. Viktima Fatime Suli u transportua drejt Morgut të Spitalit Rajonal Berat, ku pas kryerjes së autopsisë mjeko-ligjore, rezultoi se shkaku i vdekjes së 63-vjeçares ishte asfiksimi nga mbytja me duar. Konfirmimi i vrasjes së gruas vuri në lëvizje policinë e Beratit, për të identifikuar dhe arrestuar autorin e kësaj ngjarjeje të rëndë. Pas pyetjes së dëshmitarëve në vendngjarje si dhe vëzhgimit të disa kamerave në bizneset përreth, u bë i mundur arrestimi i autorit të vrasjes, 58-vjeçarit Fetah Marra, që rezulton të jetë komshiu dhe krushku i viktimës.

M.Q./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?