Politikë

Mbi 64 mijë të rinj shqiptarë kërkuan azil në vendet e BE në 2023! PD: Qeverisja e Ramës po largon rininë, programi ynë i kthen

4 Maj 2024, 14:04| Përditesimi: 4 Maj 2024, 14:24

  • Share

Partia Demokratike përmes deputetes Andia Ulliri, akuzoi qeverinë Rama se me politikat e saj është kthyer në shkaktaren kryesore të largimit të të rinjve për azil, dhe se me programin e saj, PD do ta ketë rininë në plan të parë

‘Të dhënat e fundit të Eurostat tregojnë se pas ardhjes së qeverisë së Edi Ramës në pushtet në vitin 2013 e deri në vitin 2023 nga Shqipëria për në vendet e Bashkimit Evropian kanë kërkuar azil mbi 64 215 shtetas shqiptarë të moshës nën 18 vjeç.

Në raport me popullsinë, Shqipëria ka normën e dytë më të lartë në botë dhe lë pas Sirinë, si vend në konflikt të përgjakshëm dhe në luftë civile.

Shpopullimi i vendit dhe largimi i të rinjve është një kambanë alarmi për familjen shqiptare. Partia Demokratike e Shqipërisë zotohet për ta pasur rininë në plan të parë të fokusit të saj në hartimin e programit dhe në përbërjen e ekipit të ardhshëm.’- tha Ulliri.

M.Q./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush, a mund të integrohet Shqipëria në BE brenda 2030-ës?