Një tjetër rast abuzimi me të mitura publikohet në emisionin Fiks Fare. Këtë herë bëhet fjalë për një shtetas italian i vendosur prej një viti në vendin tonë. Shtetasi italian i quajtur Donato Ascoli prezantohet tek të miturat 13 vjeçare si një person që do i mbajë me para nëse ato kryejnë marrëdhënie seksuale me të.
Fillimisht në redaksinë e emisionit Fiks Fare ka mbërritur një informacion se një i moshuar italian ngacmon vajzat e mitura, ku mjafton që një e tillë t’i afrohet ai fillon ta ngacmojë dhe t’i kërkojë takime .
Emisioni Fiks Fare duke marrë parasysh këto informacione ka nisur një investigim disa ditor për ta vërtetuar nëse kemi të bëjmë me një pedofil. Bashkëpunëtorja e Fiksit madhore, por e prezantuar si 13 vjeçare i afrohet shtetasit italian duke i kërkuar telefonin për të marr vëllain e saj, pasi i kishte mbaruar oferta. Këtu nis dhe biseda e parë e të moshuarit me vajzën duke i kërkuar asaj të qëndrojnë bashkë dhe t’i bëjnë masazh njëri- tjetrit .
I moshuari italian e pyet vajzën për moshën dhe i jep numrin e tij të telefonit duke i thënë se mosha e saj 13 vjeçare nuk është problem. Ai i thotë që të mos i tregojë askujt për takimin dhe bisedat e tyre. Italiani i shkruan vazhdimisht vajzës në Ëhatsaap edhe pse ajo ia bën të qartë disa herë që është vetëm 13 vjeçe.
Ndërkohë i moshuari i thotë se kjo është mosha e duhur për të kryer marrëdhënie seksuale, pasi po te mbushësh 20 vjeç quhesh e plakur. Gjithashtu i thotë të mitures se do ta marrë në apartamentin e tij për ta mësuar si të kryejë marrëdhënie seksuale. Po online italiani i kërkon të miturës që t’i dërgojë foto nudo. Pas bisedave në ëhatsup bashkëpunëtorja e Fiksit lë takim me të moshuarin në një qendër tregtare në Durrës.
Gazetarët e Fiksit duke parë bisedat, ku i moshuari ja kishte bërë të qartë vajzës qëllimin e tij për t’a marrë në apartament për masazh dhe se do e mbante me lekë ,kërkojnë menjëherë bashkëpunimin e Policisë së Durrësit për këtë rast. Në takim Donato Ascoli i thotë vajzës së mitur se do kryejnë marrëdhënie seksuale pavarësisht se vajza këmbëngul se është fëmijë. Madje e fut vajzën në tualetet e qendrës tregtare dhe masturbohet para saj.
Më pas i kërkon që të shkojnë në hotel. Rrugës për në hotel i jep 5 mijë lekë të vjetra duke i thënë se do i jepte para sa herë që të shkonte me të. Vajza vazhdon të këmbëngulë për moshën e mitur . Italiani e orienton vajzën drejt hotelit.
Në momentin që ai është duke bërë pazaret në recepsion për dhomën e hotelit ndërhyjnë forcat e operacionales së Durrësit . Policia ka shoqëruar shtetasin italian në komisariat për procedurat e mëtejshme. Pas 3 ditësh Gjykata e Rrethit Gjyqësor Durrës ka dhënë masën e sigurisë “arrest me burg”.
***
Pas denoncimit, ai është arrestuar nga Policia.
"Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Durrës arrestuan në flagrancë shtetasin italian D. A., 64 vjeç. Ky shtetas dyshohet se ka ngacmuar seksualisht një shtetase të mitur, në qytetin e Durrësit. Për arrestimin e këtij shtetasi është bashkëpunuar me stafin e emisionit “Fiks Fare”.
Materialet procedurale u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës, për veprime të mëtejshme. Drejtoria Vendore e Policisë Durrës falënderon mediat që denoncojnë rastet e paligjshmërisë dhe i fton sërish që të denoncojnë çdo rast paligjshmërie në Komisariatin Dixhital dhe në numrin 112, duke iu garantuar reagim të menjëhershëm e të paanshëm", njofton Policia.
A kemi numeruar dhe kte per turist
PërgjigjuBravo Fiksit hallall u qofte hoqen nje ndyresire nga rruget shpetuan femijet.
Përgjigju