Këto janë disa prej pikturave, që Abaz Hado realizoi në moshë të hershme... I gjejmë në Galerinë e Artit Tiranë si zanafillë e ekspozitës retrospektivë të artistit, “65 vjet - Një jetë në Art”. Përballë këtyre punimeve, ai rikthehet pas në kohë e kujton figurat që e nxitën dhe mbështetën në rrugën e artit.
Krahas pikturës, grafikën artistike, e gjejmë në hollin e galerisë përmes punëve më të fundit që përsiaten edhe në tema të aktualitetit, pushtetit të medias, politikës, reflektime meditative…
Janë 65 vepra arti të artistit Abaz Hado, veçuar siç thotë jo rastësisht nga dy skaje të krijimtarisë, fillesa e punët më të fundit.
Veprat më të fundit e çojnë piktorin më pranë abstraksionizmit. Nuk ka tematika të paracaktuara, aq sa imazhe që nguliten në mendjen e tij, duke krijuar gjendje e ndjesi shpirtërore që marrin formë arti në telajon, në studion e tij.
65 vite jetë, të mbushura edhe me studime, përçimin e dijeve tek studentët si dhe menaxhimin e institucioneve të artit pamor, Hado thotë se të gjitha këto janë degëzime të rrënjës kryesore, të të bërit art…
Pervec se piktor i perkryer, edhe personalitet me vlera te padiskutueshme intelektuale e shoqerore. I uroj jete te gjate per te miren e kultures kombetare.
Përgjigju