Sot, shumë prej tyre janë figura të njohura në shkencë, mjekë, studiues, politikanë apo artistë. Dikur kanë qenë nxënës të gjimnazit “Petro Nini Luarasi”, që këtë vit shënon 65-vjetorin e tij.
“Jam matura ’89. Petronins nuk lind, bëhesh. Por unë kam lindur Petroninas. Babai im ka qenë te Petro Nini, xhaxhai im, halla ime. Folëm me Altinin që e kam shok dhe menduam të vijmë ndryshe”, - thotë Bledi Çuçi.
“65-vjetori i Petro Ninit nuk është thjesht përvjetor. Është histori suksesi. Është histori që lidhet ngushtësisht me historinë arsimore, kulturore e qytetare të vendit tonë, jo vetëm të Tiranës.”, - vëren drejtoresha e gjimnazit.
Përparim Kabo ka qenë gjithashtu nxënës i këtij gjimnazi.
“Kur hyra këtu takova shumë njerëz. Ata që themeluan Institutin e Fizikës Bërthamore, takova një mjek që është shkencëtar i nefrologjisë. Dua shpejt e shpejt të bëj falënderim për shokët e mi të klasës. Kam ardhur sot me vajzën dhe nipin. Unë isha i treti në brez se vëllai i madh kishte qenë vite më parë.”
Për Kabon, gjimnazi “Petro Nini” është dimension lirie.
“Një shoqëri pa liri nuk e gjen dot kahjen nga duhet të ecë. Ne i tregojmë shoqërisë kahjen nga duhet të ecë.”
Për të pranishmit u shfaq edhe një dokumentar kushtuar gjimnazit dhe historisë së tij ndër vite.
Komente
