TIRANË- 1 ditë pasi Komiteti Teknik i Ekspertëve hoqi masat anti-COVID për shkak të përmirësimit të situatës, shifrat e të infektuarve sot kanë pësuar një rritje, si për të treguar e virusi ekziston dhe është ende pranë nesh.
Si rezultat i 1249 testime të kryera në 24 orët e fundit, kanë rezultuar pozitiv 67 persona pozitiv me COVID, duke pësuar një rritje të ndjeshme krahasuar me një ditë më parë (28 raste të reja). Për fat të mirë nuk është raportuar asnjë humbje jete, teksa situata paraqitet e stabilizuar edhe në spitalin COVID-3, ku të shtuar janë 7 pacientë.
Ministria e Shëndetësisë përsërit apelin për t'i vaksinuar e gjithë popullata, në mënyrë që të mos ketë një përkeqësim të situatës me ardhjen e vjeshtës.
"Ministria e Shëndetësisë i bën apel qytetarëve të vaksinohen sa më parë, për të mbrojtur veten dhe shëndetin e të tjerëve. Vaksinat anti COVID reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet", thuhet në njoftim.
Statistika (27 Prill 2022)
Raste të reja ditore 67
Të shëruar në 24 orë 38
Të shtruar në spitale 7
Humbje jete në 24 orë 0
Testime ditore 1,249
Testime totale 1,803,166
Raste pozitive 274,929
Raste të shëruara 271,068
Raste Aktive 365
Humbje jete 3,496
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve
Tiranë 240
Fier 40
Vlorë 27
Korçë 13
Gjirokastër 12
Shkodër 8
Berat 7
Elbasan 7
Durrës 6
Kukës 4
Dibër 1
Shume gabim qe u hoq ora policore nga ora 22-06
Përgjigju