679 shqiptarë festat e fundvitit do i kalojnë në burgjet italiane, mes tyre 10 gra! Mbi 1300 të tjerë nën hetim

26 Dhjetor 2020, 11:42| Përditesimi: 26 Dhjetor 2020, 11:58

  • Share

679 shqiptarë do t'i kalojnë festat e fundvitit në burgjet italiane. Ministria e Drejtësisë italiane ka publikuar raportin e të huajve në qeli dhe në hetim ku rezultojnë se shqiptarët në paraburgim janë 679 dhe në hetim 1338 të tjerë.

Në Itali shqiptarët zënë vendin e dytë për përfshirje në kriminalitet me 11.4 % ndërsa në vendin e parë për shtetas të arrestuar dhe në hetim janë marokenët dhe të tretët nigerianët.

Mes 679 shqiptarëve të arrestuar në statistikat e nëntor 2020, dhjetë prej tyre janë gra dhe aktualisht mbahen në paraburgim.

Shumica e personave të arrestuar janë të dyshuar dhe akuzuar për përfshirje në narkotrafik, shfrytëzim prostitucioni, grupe kriminale e vrasje.

Rajonet ku shqiptarët janë arrestuar më shumë për përfshirje në aktivitete kriminale janë Lombardia dhe Lazio, ndjekur më pas nga 10 rajonet e tjera të Italisë ku shifra më e ulët arrin në 6 persona në Bazilikatë.

Arrestimi më i fundit i një shqiptari ishte rasti i Elona Kaleshit, 36 vjeçe me shtetësi shqiptare e origjinë nga Durrësi e dyshuar për vrasjen e prindërve të ish të dashurit të saj.

Referuar shifrave të të arrestuarve në Itali në pritje të vendimin gjyqësorë rezulton se janë 27.8 % krahasuar me ato në Shqipëri ku në burgjet tona për nëntor 2020 janë 2446 shtetas.

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Alb: 26/12/2020 13:01

    Kjo ashte demokracija.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?