Një 67 vjeçar është larguar nga banesa dhe nuk është kthyer çka ka alarmuar familjarët e tij.
Ka qenë i biri i tij Sh.B 27 vjeç që ka bërë denoncimin në polici duke kërkuar ndihmën e tyre për ta gjetur.
67 vjeçari me iniciale D.B është larguar nga banesa dhe nuk është kthyer më duke mos i njoftuar familjarët për ve ndodhjen.
Nuk dihen ende detaje të tjera nëse ka pasur një konflikt në familje apo i moshuari vuan nga ndonjë sëmundje dhe ka humbur duke mos gjetur dot rrugën e kthimit.
Policia po punon për gjetjen e tij.
Komento