67-vjet pas vdekjes në Itali, Qazim Mulleti përshkon për herë të fundit rrugët e kryeqytetit, tani prehet në atdhe! Nipi: E kisha amanet! Kontributi si patriot, dalin dokumentet

28 Gusht 2023, 17:05| Përditesimi: 29 Gusht 2023, 16:32

  • Share

Në përvjetorin e 67-të të vdekjes, pas riatdhesimit të eshtrave nga Italia, u mbajt ceremonia mortore për ish-prefektin e Tiranës Qazim Mulletin. Nderimi nisi pranë rrugës së Dibrës, me të pranishëm të afërmit e tij, qytetarë të Tiranës, ish-të përndjekur nga regjimi komunist dhe politikanë.

“Më në fund ia mbërrita ditës të kthej eshtrat e xhajës tem, që e kam pasur amanet prej babës” , thotë Tanush Mulleti, nipi i ish-prefektit Qazim Mulleti.

Qazim Mulleti u largua nga Tirana, duke lënë pas bashkëshorten Hajrien që vdiq në kampin e Savrës së Lushnjës, dhe djalin e tij të vetëm që e kaloi jetën në internim pa mundur të krijojë familje... Letërkëmbimi ish e vetmja mënyrë komunikimi mes tyre.

“Letrat e tij janë shumë të përmallshme! Jo vetëm të tij por edhe të xhajës tjetër. Dhe pse ishte perdja e hekurt, ai e ka gjetur mënyrën për ta çarë perden e hekurt. Ka gjetur mënyra për të komunikuar me ne dhe për të na ndihmuar”, tha më tej nipi i tij.

Ish prefekti i Tiranës, është një nga figurat që ka hapur polemika, sa këndvështrimeve të ndara, si patriot intelektual i Tiranës, apo bashkëpunëtor i nazi-nazifashizmit.

“Nuk është bashkëpunëtor sepse u gjykua nga gjykatat austriake. Kur u largua nga Shqipëria në fund të Luftës ai u gjykua nga gjykatat austriake, që morrën përsipër të gjykonin bashkëpunëtorët e mundshëm të pushtuesve dhe nuk u paraqit asnjë provë që Qazim Mulleti përmes funksionit të kishte kryer ndonjë vepër penale, apo të kishte dëmtuar ndonjë njeri. Përkundërazi, dolën prova dhe fakte se pavarësisht se ishte antikomunist, nuk e përdori kurrë pushtetin e tij për të dëmtuar pjesën tjetër që po vinte në pushtet”, thotë juristi Shkëlqim Hajdari, që është marrë me koordinimin e procesit të kthimit të eshtrave në atdhe.

Hapja këtë të hënë  e dosjes nr.19 , me fashikujt e ish-Sigurimit nga Autoriteti i Dosjeve është një përpjekje më shumë për të zbardhur përmes fakteve kontributin e tij. Paraprakisht, njoftohet se në të ka shkresa ku Mulleti përpiqet për lirimin e  katër familjeve të internuara., por, nga ana tjetër edhe letra të autoriteteve italiane ku thuhet se Mulleti “‘favorizon Myslym Pezën dhe një ‘drejtues bandash’”. Ndërkohë nipi i tij, Tanushi sjell ndër mend përpjekjen patriotike të Qazim Mulletit për bashkim kombëtar.

“Kur ai hyri në Itali, ai sistemoi dhe ishte konsulent i refugjatëve që erdhën nga Italia, derisa u nda nga jeta. Nuk ka pranuar të jetë në konfenderantë me Greqinë, sepse  mendonte se ‘po hyre në ccadrën Greke, s'del më’ dhe e prishi atë punë përballë fuqive të mëdha, dhe këtë e faktojnë dokumentet e Sigurimit të Shtetit. Një jetë në shërbim të Shqipërisë, një jetë në shërbim të Bashkimit Kombëtar”, u shpreh më tej. ”, tha Tanush Mulleti.

Në udhëtimin e tij të fundit në kryeqytet, ‘Qazim Mulleti’ u shoqërua nga një bandë muzikore. Karvani i dashamirësve e ndoqi në xhaminë “Kokonezi’ ku u kryen edhe ritet fetare, pas përcjelljes për në banesën e fundit në Shish-Tufinë.

S.G//ReportTv.al
Komento

Komente

  • xhemal: 28/08/2023 20:35

    Zhelet e shqiperise duan te permbysin historine ,faktet e ti bejne patriota bashkepunetoret e nazifashizmit...eshte nje perpjekje deshperuese qe nuk ngjit po' shton edhe me shume ndarjen midis clirimtareve e servilat e pushtueseve per dy leke....qazimi si njeri le te pushoje ne vendin ku jetoi por mbi varr te shkruhet "nje nga kreret e bashkepunetoreve te pushtuesve fashiste e naziste"

    Përgjigju
  • Patrioti: 28/08/2023 17:56

    Boll mo se nuk e ngjalli dot.!Jeni bërë si emisioni i dikurshëm heroizmi i pop. fonë në shekuj.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?