Ekonomi

68% e të punësuarve paguhen deri 60 mijë lekë! Bizneset sezonale ndikuan në uljen e papunësisë

26 Shtator 2021, 21:48| Përditesimi: 26 Shtator 2021, 21:51

  • Share

TIRANË- Hapja e bizneseve sezonale në prag të sezonit turistik si dhe masat lehtësuese rritën lehtë punësimin në muajit prill, maj dhe qershor, e për pasojë është ulur papunësia. Sipas të dhënave të INSTAT në tremujorin e dytë papunësia zbriti në 11.6% nga 11.9% që ishte në tremujorin e parë të vitit.

Në total në fund të qershori numri i të punësuarve ishte 1 milionë 238 mijë të punësuar, ose 13,120 qytetar të hyrë më shumë në tregun e punës krahasuar me tremujorin e parë të 2021.

Ky përmirësim i tregut të punës vjen në një kohë kur thuajse të gjithë sektorët e ekonomisë po kërkojnë punonjës, për të gjitha stadet e punës. Mungesa e fuqisëpunëtore dhe largimi i të kualifikuarve sipas ekspertëve ka si shkak kryesor pagat e ulta që ka dhënë biznesi deri tani.

Ndërkohë sipas INSTAT paga mesatare në tremujorin e dytë arriti në 56.710 lekë duke u rritur me 4.7% krahasuar me të njëjtin tremujorin të vitit të kaluar. Pagat më të larta vijojnë të jenë ato në sektorin e aktiviteteve financiare dhe të sigurimit, ndërsa në grup-aktivitetin e Bujqësi, pyje dhe peshkim janë pagat më të ulta.

Por edhe pse prej disa tremujorësh raportohet për rritje të pagave në vend, po sipas të dhënave të INSTAT, 33.5% e të punësuarve në vend vlerësohen me pagë minimale që prej 1 janarit të këtij viti është 30 mijë lekë, e që qeveria është zotuar ta çoj në 40 mijë lekë brenda këtij mandati të tretë.

Bazuar në të dhëna 68.4% e qytetarëve shqiptar që janë të punësuar kanë paga deri në 60 mijë lekë. Ndërsa vlerësohet se 22.4% e të punësuarve paguhen ndërmjet vlerave mbi 60 mijë lekë deri në 95 mijë lekë, dhe vetëm 5.2% e shoqërisë merr paga mbi 120 mijë lekë.

PUNËSIMI NË SHQIPËRI
Janar-Mars               1,224,926 të punësuar
Prill-Qershor        1,238,046 të punësuar
Diferenca                  + 13,120 të punësuar

B.K.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?