Kronikë

68-vjeçari në Tepelenë denoncon: 3 persona mu futën në shtëpi dhe më morën 200 mijë lekë! Nuk më dhunuan

28 Nëntor 2021, 13:20| Përditesimi: 28 Nëntor 2021, 13:21

  • Share

Policia e Gjirokastrës ka njoftuar pak minuta më parë për një denoncim të një 68-vjeçari nga fshati Luzat i Tepelenës se tre persona i kanë hyrë në shtëpi dhe i kanë marrë 200 mijë lekë.

"Rreth orës 00:20 të datës 28.11.2021, shtetasi A. M., 68 vjeç, banues në fshatin Luzat, Tepelenë, ka njoftuar se rreth orës 21:45 të datës 27.11.2021, në banesën e tij kanë shkuar tre shtetas të paidentifikuar (të pamaskuar dhe të paarmatosur), të cilët i kanë marrë shumën 200.000 lekë të reja. Shtetasi A. M. ka kallëzuar para shërbimeve të Policisë se ka qenë i vetëm në banesë dhe tre personat e paidentifikuar nuk kanë ushtruar dhunë mbi të. Menjëherë pas marrjes së njoftimit në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Policisë. Grupi hetimor po punon për identifikimin dhe kapjen e autorëve, si dhe për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes", ka njoftuar policia e Gjirokastrës.

 

K.T./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?