Ambra Petali dhe foto nga vendi i ngjarjes

Përplasi për vdekje të miturën në Tiranë, burg për shoferin e dënuar më parë: Godita diçka me pasqyrë, s’e pashë ç’a ishte e u largova (Dedikimi i babait)

20 Janar 2021, 09:48| Përditesimi: 20 Janar 2021, 12:07

  • Share

Alban Guri, shoferi që përplasi për vdekje me makinë 10 vjeçaren Ambra Petali, në derë të shtëpisë, në rrugën "Ramë Sadria" në Tiranë para 3 ditësh, është lënë në “arrest me burg”. Gazetari i Report Tv Arsen Rusta thotë se Alban Guri ka heshtur para Gjykatës, ndërsa avokati i tij mbrojtës ka kërkuar një masë më të lehtë.

Ai rezulton të jetë i dënuar më parë për drejtim makine në mënyrë të parregullt, por nuk dihet nëse kemi të bëjmë vetëm me shkelje të rregullave të qarkullimit apo me një tjetër aksident.

Në dëshminë e tij në Gjykatë, Guri duke iu referuar aksidentit ka thënë se ka goditur diçka me pasqyrat e makinës, por nuk e ka parë se çfarë ka qenë dhe është larguar. Mirëpo nga hetimet ka rezultuar se makina e ka përplasur viktimën me pjesën e parafangos, çka hedh poshtë pretendimet e Gurit. Në seancë ska pasur të pranishëm asnjë familjar.

 “Godita diçka me pasqyrë, s’e pashë se ç’a ishte dhe u largova”, tha ai.

Babai i të miturës Ambra Petali, Iljaz Petali ka publikuar foton e të miturës dhe i ka bërë asaj një dedikim prekës në rrjete sociale, ku shpreh dhimbjen që ndjen për humbjen e saj.

“Ah moj zemra babit ti, Ambra ime. Pse ike nga kjo jetë. Pse më le babin vetëm. Ma këpute zemrën o Ambra ime. Allahu te gradoft ne xhennet u rritsh e lumtur ashtu sic ishe ne këtë dynja. Ti ishe frymëzimi im. Do mbetesh gjithmonë ne zemrën time Ambra babit”, shkruan ai.

6 vjeçarja është aksidentuar në derë të shtëpisë. Pasi është përplasur është dërguar menjëherë në spital, por ka ndërruar jetë si pasojë e plagëve të rënda që ka marrë. Shoferi Alban Guri, fillimisht është larguar nga vendi i ngjarjes, por më pas është është arrestuar nga policia në afërsi të banesës së tij. Sipas hetimeve paraprake ka rezultuar se shpejtësia dhe mosrepsketimi i sinjakistikës ka sjellë aksidentin.

Shefi i Qarkullimit Rrugor të Tiranës, Erion Ahmeti teksa ka deklaruar se rruga "Ramë Sadria" ku ka ndodhur aksidenti nuk ka sinjalistikën e duhur, ka theksuar se shoferi gjatë testit ka rezultuar se ka qenë nën ndikim të alkoolit kur ka përplasur të miturën.

Postimi i të atit

Ora 11:34
Përplasi 10-vjeçaren për vdekje, Alban Guri i dënuar më parë: Godita diçka me pasqyrë, s’e pashë se ç’a ishte dhe u largova

Alban Gurit, shoferi që përplasi për vdekje 10 vjeçaren Ambra Petali para 3 ditësh në Tiranë rezulton të jetë i dënuar edhe më parë për drejtim mjeti në mënyrë të parregullt.

Gazetari Arsen Rusta raporton se Guri në dëshminë e tij në Gjykatë ka thënë se ka goditur diçka me pasqyrat e makinës por nuk e ka parë se çfarë ka qenë dhe është larguar nga vendngjarja.

 “Godita diçka me pasqyrë, s’e pashë se ç’a ishte dhe u largova”, tha ai.

Ora 11:07
Aksidentoi për vdekje 10-vjeçaren në Tiranë, arrest me burg për shoferin Alban Guri

Alban Guri, shoferi që përplasi për vdekje 3 ditë më parë në Tiranë, 10 vjeçaren Ambra Petali, është lënë në “arrest me burg”.

6 vjeçarja është aksidentuar në derë të shtëpisë në rrugën "Ramë Sadria".

Pasi është përplasur është dërguar menjëherë në spital, por ka ndërruar jetë si pasojë e plagëve të rënda që ka marrë. Shoferi Alban Guri, fillimisht është larguar nga vendi i ngjarjes, por më pas është është arrestuar nga policia. 

Komento

Komente

  • Vani: 21/01/2021 04:33

    Maskara shofer,,te denohet 20 vjet ,si vrasje me dashje..

    Përgjigju
  • CaBone: 20/01/2021 18:15

    Ngushllimet me te sinqerta Prinderve te vajzes. U prehsh ne paqe princesha vogel. Dhe ju redaksia na i moret ment, tani o 6 vjec o dhjet. Ndajeni mendjen, nje shkrim dhe datlinja ndryshon 7483636373 her.

    Përgjigju
    • Fiks: 20/01/2021 21:18

      Keshtu eshte kur nuk e redakton njeri artikullin para se te publikohet. Lojera numrash sikur jane ne telebingo...

  • nasi: 20/01/2021 14:11

    Po te jesh tap sigurisht qe nuk do shikosh. Ky qelbesire duhet denuar ne masen ekstreme.

    Përgjigju
  • Gezim: 20/01/2021 12:21

    Shume e dhimbshme,nuk ka fjale!prinderve ngushellime shume te ndiera dhe tè perzemerta!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?