Aplikacioni TikTok është kthyer në një trend për të gjithë adoleshentët në mbarë globin, por ai po përdoret edhe si një biznes fitimprurës ata. Sëfundmi revista ‘Forbes’ ka publikuar 7 adoleshentet që kanë fituar më shumë para përmes TikTok gjatë vitit 2021. Pjesa më e madhe të parave të tyre vijnë përmes reklamave. 7 adoleshentët janë të gjithë nën moshën 25 vjeç dhe të gjithë sëbashku kanë fituar 55.5 milionë dollarë.
Motrat Charli dhe Dixie D’Amelio kryesojnë listën dhe të ardhurat e tyre janë rritur me 200% në krahasim me vitin 2020. Kjo për shkak se dy motrat janë ftuar edhe nëpër koncerte dhe shfaqje televizive për shkak të popullaritetit që kanë në TikTok duke e përdorur këtë në një mënyrë për të përfituar të ardhura.
7 TikTok-ers më të paguar për vitin 2021:
Charli D’Amelio – 17.5 milion dollarë (133 milion ndjekës)
Dixie D’Amelio – 10 milion dollarë (57 milion ndjekës)
Addison Rae – 8.5 milion dollarë (86 milion ndjekës)
Bella Poarch – 5 milion dollarë (87 milion ndjekës)
Josh Richards – 5 milion dollarë (26 milion ndjekës)
Kris Collins – 4.75 milion dollarë (42 milion ndjekës)
Avanni Gregg – 4.75 milion dollarë (39 milion ndjekës)