Arsenal armatimi në mes të Tiranës, mes tyre shootgun, armë automatike e 4 silenciatorë! Prangosen 2 të rinjtë (VIDEO)

13 Korrik 2022, 12:51| Përditesimi: 13 Korrik 2022, 13:10

  • Share

TIRANË- 2 të rinj, 25 dhe 22 vjeçe i kishin kthyer banesat e tyre në Tiranë në një vend ku mbanin të fshehur një arsenal armësh. Report Tv mëson se Kristjan Gjini kishte marrë në emër të tij 2 ambiente me qira në kompleksit rezidencial 'Fusha' në kryeqytetet, në njërën prej të cilave jetonte Franceska Kolgjegja. Gjatë kontrollit në këto 2 banesa u gjetën 7 armë zjarri, 4 silenciatorë, municion luftarak, krehra, lëndë e dyshuar narkotike, 2 radio si ato të Policisë, dorashka, 7 maska, një thikë, dokumente të dyshuara të falsifikuara, targa të huaja dhe 2 automjete.

Kristjan Gjini po lëvizte me makinën e tij në bulevardin "Gjergj Fishta" dhe nga kontrolli fizik iu gjet një pistoletë. Pas kësaj, uniformat blu ushtruan një kontroll edhe në banesat që Gjini kishte  me qira në emër të tij ku u zbulua armët, mes tyre edhe radio policie maska dhe sende të tjera që përdoren në veprimtari kriminale, si dokumente të dyshuara të falsifikuara, targa të huaja dhe 2 makinat që përdorin 2 të rinjtë.

Ky është arsenali i tretë brenda pak muajsh që është zbuluar në kryeqytet. I pari u gjet në 16 qershor, brenda një vile e katëshe në Kodër Mëzez të Tiranës e në pranga ra Elvis Bakalli 30 vjeç dhe Dorian Kalo 45 vjeç. Ndërkohë, në 21 qershor u gjet një tjetër arsenal i fshehur në garazhin e një pallati në Tiranë, në zonën e Liqenit të Thatë. Kjo "depo" armësh ishte në pallatit ishte i lokalizuar në rrugën “Peti” në kryeqytetit. Garazhi ishte marrë me qira nga 27-vjeçari, me 2 mbiemra, i identifikuar si Eno Papa Beqiri,

Hetimet vijojnë për identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të implikuar në këtë veprimtari kriminale

K.T.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • LORA: 13/07/2022 16:54

    Natyrshem qe hetimet duhet te vijojne. Gjithe ky arsenal armatimi,ne qender te Tiranes,flet qartazi per tentativa kriminale per destabilizimin e sigurise ne vend. Koka e ketij organizimi kriminal duhet gjetur;keta te dy qe jane kapur jane vetem bishti. Respekt per punen e Policise se Shtetit.

    Përgjigju
  • Zjarr Pervelues: 13/07/2022 15:53

    More të mjerë! Po a mendoni ju se femijët apo nipërit tuaj do u rriten me kriminalitet, me armë e me drrogë! Të mjerët ju që jetën keni vendos me e cu dëm.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?