Premier League në Angli ka nisur këtë të shtunë javën e 34-t. Në "Selhurst Park" në Londër, vendasit e Crystal Palace fituan 4-3 me West Ham në një ndeshje që prodhoi emocione të forta dhe shtatë gola.
Miqtë e David Moyes kaluan të parët në avantazh me Soucek në minutën e nëntë. Më pas Palace shënoi tre gola me Ayew, Zaha dhe Schlupp, për të dërguar rezultatin në 3-1. Më pas Antonio në të 35 minutë shënoi për 3-2, me pjesën e parë që u mbyll në këto shifra.
45 minutat e dyta sërish do prodhonin gola, me Eze që në të 66' e dërgoi sferën në rrjetë nga penalltia për rezultatin 4-2. Në të 72' ishte Aguerd që vulosi shifrat në 4-3, me West Ham që merr një tjetër rezultat zhgënjyes në garën për mbijetesë.
Me këtë fitore, Palace shkon në kuotën e 40 pikëve për vendin e 11-të, ndërsa West Ham me 34 pikë mbetet në vendin e 15-të, pesë pikë më shumë se zona e mbijetesës.