7 marsi 'ekspozon' dokumentet e rralla në 'Mësonjëtoren e parë Shqipe'! Bido: Jo më kot u zgjodh Korça (VIDEO)

7 Mars 2020, 17:09| Përditesimi: 7 Mars 2020, 17:16

  • Share

Në 7 mars, në festën e mësuesit, në qytetin e Korçës atje ku u themelua dhe shkolla e parë shqipe, është çelur për publikun ekspozita "Korça Zemra e Shqiptarisë". Në këtë ekspozitë u shfaqën dokumente të vyer historikë e kulturorë sikurse janë libra që mësoheshin në 'Mësonjëtoren e parë Shqipe.' E gjithë kjo ekspozitë tregon dëshmitë e përpjekjeve për hapjen, themelimin e kësaj shkolle dhe librat të cilat përdoreshin në Mësonjëtoren e parë Shqipe.

Drejtori i arkivave Ardit Bido tregon se jo rastësisht kjo ekspozitë u çel në Korçë atje ku kulmoi dhe u themelua shkolla e parë Shqipe.

"Vendosëm që të prezantonim për publikun një ekspozitë "Korça Zemra e Shqiptarisë " sepse këtu kulmoi, por është një përpjekje e të gjithë kombit që ka nisur më herët në të gjitha trevat dhe kulmoi në Korçë ku u themelua mësonjëtorja e parë shqipe", tha Ardit Bido.

Bido shton se në drejtorinë e arkivave ka të tjera dokumente të cilat tregojnë jo vetëm për Mësonjëtoren por edhe veprimtarinë e personaliteteve, të cilët mundësuan çeljen e shkollës së parë Shqipe.

"Në drejtorinë e arkivave ka dokumente të cilat tregojnë për veprimtarinë jo vetëm të mësonjëtores por dhe të personaliteteve që dhanë kontributin e tyre si Petro Nini Luarasi", Ardit Bido.

Kjo ekspozitë mblodhi qytetarët korçarë të cilët plot interes dhe krenari panë më nga afër ciklin e themelimit të Mësonjëtores së parë Shqipe në qytetin juglindor të Korçës.

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?