Kreu i Sindikatës së Mësuesve, Isa Halilaj tregoi se në vend janë 3000 mësues që janë jashtë profilit, ndërsa shtoi se nëse nuk merren masa shumë shpejt do të jemi pa mësues.
'Nëse nuk merren masa të shpejta pas disa vitesh do të jemi pa mësues. Kemi mungesa në qëndër të Tiranës për mësuesit parashkollor. Kemi zona të caktuar që nuk ka mësues shkencash. Ne sipas statistikave përafërsisht mund të jenë 3000 mësues që janë jashtë profilit. Ndoshta është edhe më i lartë. Sheh shumë pak mësues të rinj.', tha kreu i Sindikatës së Mësuesve.
Lajmi kryesor:
'7 Marsi'/ Kreu i Sindikatës ngre zërin: Duhet pakt kombëtar për arsimin! Të jetë prioritet i qeverisë për 30 vite! Nëse s'merren masa shpejt do mbetemi pa mësues
G.K//ReportTv.al