Isa Halilaj, zv/presidenti i sindikatës së mësuesve në një intervistë për Report Tv kërkon që politika të kthejë sytë nga arsimi duke nisur nga një buxhet mbi 5% të GDP
“Ne me 2.4 % të GDP-së nuk mund të pretendojmë të kemi arsimi cilësor. Ndërkohë duhet një reformë e thellë dhe e fortë properëndimore e kombëtare” thotë Halilaj i ftuar në “Sot Live në Shqipëri” me gazetarin Nertil Agalliu
Një vendim i qeverisë i korrikut të vitit të kaluar ka shkaktuar problematika duke bërë që 600 arsimtarë të paguhen më pak.
Halilaj e shpjegon çfarë ka ndodhur
“Deri në qershor të vitit të kaluar mësuesit që kishin përfunduar studimet para vitit 2007 janë trajtuar mësues me arsim përkatës që do të thotë paga e grupit ishte 14 mijë lekë. Me ndryshimin e VKM kategoria e mësuesve të arsimit fillor që kishin përfunduar studimet nga 1992 deri në 2000 trajtohen si bachelor.
Deri në korrik 2024 ata u quajtën si mësues me master përkatës bazuar dhe në ligjin e arsimit parauniversitar por pas muajit korrik 2024 ata trajtohen me bachelor.
Halilaj e quan padrejtësi
“Sipas nesh ky është cikël i mbyllur dhe nuk mund ti vësh në disktuim diplomën një mësuesi pas 30 viteve. Kjo kategori mësuesish janë tek mosha 45 – 50 vjeç të gjithë e kanë kategorinë mjeshtër e nuk mund ti trajtosh mësues me bachelor. Është bërë cënim tei ulja e pagës, dhe i ke vënë në diskutim diplomën. Sot i quan bachelor edhe pse në 1993 nuk ka ekzistuar bachelor.
Kemi dhe një kategori tjetër mësuesish që janë cënuar me VKM. Ata që kanë përfunduar studimet pas sistemit të Bolonjës. Nëse një student përfundonte bachelor për matematikë I sugjerohej të vijonte studimet për master në sistemin e mësuesisë. Tani me VKM e qeverisë, ai që ka përfunduar studimet për shkencor paguhet me 140 mijë lekë, atij që iu sugjerua të vijonte për master profesional të hynte në sistemin e arsimit paguhet 120 mijë lekë
Halilaj shpreh shqetësimin e madh se po brenda pak vitesh rrezikojmë të mbetemi pa mësues
“Nuk kemi më shumë mësues se nxënës. Vetëm në 10 vitet e fundit kemi 30% të uljeve të numrit të nxënësve por me këtë trend pas 5 viteve nuk do të kemi as mësues, sepse sot kemi mungesë mësuesish për ciklin e ulët në Tiranë. Kjo vjen dhe për shkak të mos ekzistencës në universitet të një dege mësuesie. Kanë ardhur nga universitetet e rretheve por në zonat rurale kemi mungesë të mësuesve të shkencave e gjuhës së huaj.
Shembull vitin e kaluar vetëm në zyrën arsimore të Dibrës ishin 174 mësues me kontratë me kohë të pjesshme. Pra këta mësues nuk kanë pasur arsimin përkatës dhe prandaj nuk kanë pasur kontratë me kohë të përheshme
Tjetër shqetësim?
Në zonat rurale nuk paraqet interes për të rinjtë profesioni i mësuesit. Shumë studentë që përfundojnë për mësues të gjuhëve të huaja por nuk kthehen në vendlindje se gjejnë punë më të rehatshme në Tiranë se të punojnë mësues në vendlindje.
Halilaj vë theksin tek politika të reja për arsimin.
‘Duhet financim dhe inkurajohen të rinjtë që të shkojnë në degët e mësuesisë. Pavarësisht rritjes së rrogës tek mësuesit nuk u reflektua në kërkesat e maturantëve për degët e mësuesisë. Nuk pati rritje të interesimit dhe jo të gjithë nxënësit më të mirë shkojnë në mësuesi.
Me 2.4% të GDP-së nuk mund të kesh arsim cilësor e nuk mund të tërheqësh të rinjtë në profesionin e arsimit. 600 – 750 mësues cdo vit largohen nga sistemi për shkak të daljes në pension, ndërkohë që degët e arsimit po mbyllen. Askush nuk e di çfarë strategjie ndiqet për klasat kolektive. Nuk kemi të përgatitur mësues për këto klasa. Duhet kthyer urgjentisht sytë nga arsimi. Duhet pakt kombëtar të shkojë në 5% me arsim dinjitoz me reforma të thella
Komente

Z zedhenes presidente I sindikatave , mos ndillni pa kenaqesi me analizen qe beni , hapi syte shiko ndryshimin qe ka pestare arsimi , , ne vend qe te kerkoni llogari arsimtareve per mesim dhenien mendjen e keni te leket .Pika goxha arsyetim .
Përgjigju