Kronikë
Top 24

Lumë mjetesh në Morinë, për 2 orë 7 mijë shqiptarë nga Kosova drejt Shqipërisë për fundjavë (VIDEO)

29 Qershor 2019, 09:18| Përditesimi: 29 Qershor 2019, 15:05

  • Share

KUKËS-Ende pa zbardhur dita, rruga e Kombit ngjante me një lum mjetesh, ndërsa në kufirin Shqipëri-Kosovë, mijëra shqiptarë nga Kosova i janë drejtuar vendit tonë për të kaluar fundjavën. Nga mëngjesi deri në orën 10:00 raportohen se kanë kaluar doganën mbi 7 mijë pushues nga Kosova.

Mësohet se policia e kufirit ka punuar me procedurë të përshpejtuar, duke lehtësuar qarkullimin për të shmangur vonesat në kufi.

Shqiptarët e Kosovës kanë zgjedhur që të shfrytëzojnë temperaturat e larta që kanë pushtuar vendin tonë ditëve të fundit, ku destinacioni më i preferuar mbetet Shëngjini dhe Velipoja, kjo edhe për shkak të afërsisë gjeografike.

B.K./G.M./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Ulqinaku: 30/06/2019 02:31

    Haha kosovaret, e harruan taksen qe ishte shume e madhe. Ku dreqin do shkojne per det? Ulqinin e shkaterruan e tani vjne te shkaterrojne edhe Shengjinin. Po me e bukura eshte kur ne fund te sezonit behet nje artikull .... kaq kosovare me pak sivjet nga vjet !!!!

    Përgjigju
  • Morin: 29/06/2019 13:07

    Luli Luli po vin kosovaret per te votuar siç bot ju per te gjitha votimet qe moren pjese masivisht banditat e Haradinajt,e atij veshukut Berat Baxhalla qe per mendimin tim ai nuk duhet te hyne me ne shqiperi ky spiun fashist i serbeve dhe vegla e sali krimit.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Fushata për 11 majin, a i besoni premtimet e partive politike?