7 milionë euro mashtrim qytetarëve gjermanë përmes Call Center, SPAK jep pretencën për 13 të akuzuar, 9 vite burg për organizatorin Erion Kasmi

15 Prill, 11:37| Përditesimi: 15 Prill, 15:24

  • Share

Prokuroria e Posaçme ka dhënë pretencën për 13 të akuzuar për mashtrim me vlerë rreth 7 milion euro të shtetasve gjermanë përmes call center-ave.

SPAK kërkoi këtë të hënë dënimin me 9 vite heqje lirie për Erion Kasmin, që konsiderohet personi kyç në grupin kriminal, i akuzuar për mashtrim kompjuterik dhe për krijim të grupit të struktura kriminal,

Për Xhulian Xhafën i akuzuar për “Mashtrim kompjuterik”, në bashkëpunim, në formën e grupit të strukturuar kriminal, kërkohet dënimi me 8 vjet e 6 muaj.

Gjithashtu pretenca për “Pjesëmarrje në grupin e strukturuar kriminal” u dha edhe për:

Anduel Gjergji 3 vite shërbim prove
Ariol Zenuni 3 vite shërbim prove
Denada Bardhi 2 vite shërbim prove
Emion Orizaj 3 vite shërbim prove
Ermir Shehu
Eris Kurila 3 vite shërbim prove
Evis Mahmutaj 3 vite shërbim prove
Ilir Shkurti 2 vite shërbim prove
Indrit Tila 2 vite shërbim prove
Klevin Molla shërbim prove
Skerdi Llupi shërbim prove

Pretenca e SPAK parashikon për llogaritjen e zbritjes së 1/3 së dënimit për shkak të gjykimit të shkurtuar. Organi i akuzës ka sekuestruar më herët disa llogari bankare mes te cilave shumën prej 588 mijë euro në emër të Erion Kasmit si dhe 20 milionë lekë në emër të Xhulian Xhafës.

Gjithashtu një tjetër llogari me shumën e 1.5 milionë eurove iu sekuestrua Erion Kasmit në Kosovë. Sekuestro preventive është vendosur edhe 9 apartamente, 3 garazhde, 2 ndërtesa dhe 5 sipërfaqe toke me rreth 6 mijë metra katror tokë.

Pas letërporosisë gjermane u zbulua grupi që 'Blue energy call' me seli te Rruga e Kavajës ishte përfshirë në mashtrimin e rreth 2 mijë gjermanëve duke u marrë mbi 7 mln euro. SPAK ka kontrolluar 8 ambiente të  Call Center-it “BLUENERGYCALL SHPK”,  ndërsa zbulon se mashtrimi i shtetasve gjermanë ka nisur që në 2018 e në vijim.

Pronari Kasmi u kap në Rinas gjatë kohës që po tentonte të largohej nga vendi. Të arrestuarit akuzohen se përmes platformave BrokerZ dhe Globalix,  mashtruan gjermanët që të investonin  në bursë apo në metalet me vlerë dhe diamantet. Me pas paratë e vjedhura depozitoheshin në bankat off-shore.

G.K//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?