Kultura

7 poezi të përkthyera në 7 pjata, poeti: E provova dhe më shijoi jashtëzakonisht shumë

16 Korrik 2021, 14:44| Përditesimi: 16 Korrik 2021, 13:04

  • Share

"Të servirësh poezi në pjatën e shijes së artit të kuzhinës”.  Kjo është ajo që i është serviruar publikut artëdashës të Lezhës ku tingujt, vargjet e krijimtarisë së poetëve Flutura Açka, Rita Petro, Preç Zogaj, Mhill Marku, Alma Jaku etj., u  bënë bashkë në një mbërmje të veçantë poetike....

7 poezi të përkthyera në 7 pjata të ndryshme janë prezantuar si një pikturë përmes shijes së artit te kushinës ku vetë autorët e poezive të përzgjedhura, e gjeten veten në pjatat që ju dedikoheshin secilit prej tyre.

 “E provova dhe më shijoi jashtëzakonisht shumë pasi e ka lidhur në mënyrë aq perfekte, fjalët e poezisë me shishin me levrek. Unë shkruaj për detin dhe poezia ime i kushtohet detit”, u shpreh poeti Mhill Marku.

 “Shef Fredi më kishte përgjedhur për ëmbëlsirën. Më pëlqeu që ishte ideuar nga luleshtrydhje, boronica dhe nga shurupi i pishës. Poezia ime titullohet art dhe shef Alfredi e kishte bërë vërtet art", u shpreh poetja Alma Jaku.

“Ja shikojeni, pjata ime është lëpirë pothuajse fare dhe aq shumë më pëlqeu. Ishte një përputhje e jashtëzakonshme midis poezisë sime dhe ajo që kishte përgatitur shef Alfred",u shpreh poetja Rita Petro.

Iniciativa e veçantë vjen nga Lezha, teksa ndjesia që përcillet në çdo varg ka frymëzuar  kuzhinierin e njohur Alfred Marku të krijojë pjata artistike.

”Pati një impakt të jashtëzakonshëm. Flasim për një risi në Shqipëri. Po flasim për diçka që nuk ka ndodhur asnjëherë këtu të marrësh një poezi e ta kthesh në një pjatë. Për shembull të marrësh Alma Jakun dhe po mendoja ku t’ja vendos pjatën e saj”, u shpreh kuzhinieri Alfred Marku.

Eventi i veçantë kishte për qëllim që të tregohej lidhja e fortë që ka poezia me ushqimin, por edhe promvimi i asaj çfarë ofron rajoni i Lezhës.

SI.E.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?