7 të vdekur dhe 31 të plagosur nga sulmet ruse në Ukrainë! Reperi ‘Putinist’ Kanye West pritet te mbajë koncert në Moskë

30 Qershor, 16:51| Përditesimi: 30 Qershor, 17:08

  • Share

Shtatë persona humbën jetën dhe 31 të tjerë u plagosën si pasojë e sulmeve intensive të ushtrisë ruse mbi qytetin Vilniansk, në rajonin Zaporizhia të Ukrainës.

Shërbimi Shtetëror i Situatave të Emergjencave të Ukrainës njoftoi se në mesin e viktimave janë 2 fëmijë, ndërsa në mesin e të plagosurve përfshihen 8 të mitur, por raportohet se kërkimet nuk kanë pëfunduar.

Putin pritet të takohet me presidentin kinez Xi Jiping në samitin e Organizatës së Bashkëpunimit të Shangait, i cili do të mbahet në Astana në Kazakistan, me praninë e liderëve të 24 shteteve anëtare. 

Ndërsa Papa Françesku ka përsëritur thirrjet për paqe dhe dialog, teksa kujtoi luftërat aktive në botë.

"Në këtë ditë të fundit të qershorit, i lutemi Jezusit që të prekë zemrat e atyre që duan luftë, në mënyrë që ata t’I kthehen dialogut dhe paqes. Le të mos harrojmë Ukrainën e munduar, Palestinën, Izraelin, Mianmarin dhe shumë të tjerë, vende që vuajnë shumë për shkak të luftës”, tha ai gjatë meshës në sheshin Shën Pjetër, këtë të diel.

Ndërsa Rusia vazhdon sulmet ndaj civilëve ukrainas, reperi Kanye West, një admirues i deklaruar i presidentit Vladimir Putinit, pritet të mbajë një koncert në Moskë, më 8 korrik të këtij viti. Lajmi është konfirmuar nga producentja e njohur ruse Yana Rudkovskaya.

 

Xh.K//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?