Bota

Lufta Ukrainë -Rusi/ 7 të vdekur dhe 37 të plagosur në rajonin rus të Belgorodit

31 Gusht, 08:33| Përditesimi: 31 Gusht, 15:20

  • Share

7 të vdekur dhe 37 të tjerë të plagosur u raportuan nga sulmet e Ukrainës në rajonin rus të Belgorodit, në kufirin mes dy vendeve.

Kjo u raportua nga guvernatori Vyacheslav Gladkov, duke specifikuar se "një grua dhe katër burra vdiqën menjëherë nga plagët" e marra pasi Ukraina goditi qytetin e Belgorodit dhe zonën përreth me "municione thërrmuese", sipas La Repubblica.

Shpërthime u raportuan edhe pranë qytetit të Brovary, në rajonin e Kievit, dhe në Kremenchug, në rajonin e Poltava, pas një paralajmërimi për një sulm ajror të lëshuar në orët e mëparshme.

Shpërthimet u dëgjuan në Kiev rreth orës 2:45 të mëngjesit me orën lokale. Kjo është bërë e ditur nga mediat ukrainase, pasi forcat ajrore kishin lëshuar një alarm ajror në rajon për shkak të kërcënimit të sulmeve nga dronët rusë.

S.B/E.H/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?